Ditën e Dielë me datë 20.05.2018 në pallatin e sportit ”Ramazan Njala” DURRES u zhvillua “ Kupa e 23°e Republikës” në artin marcial Taekwondo I.T.F.”  Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë femra dhe meshkuj nga mosha   5-49 vjeç,  nën kujdesin e “Federatës Shqipëtare Taekwondo I.T.F.” dhe Bashkise Durres me organizator drejtues presidentin e F.SH.Tae. Master Bujar-ARI CAUSHI (Brezi i Zi VII-Dan) dhe Trajnerin  e ekipit të Durrësit Instruktor Besnik Suli. Pjesëmarrja e sportistëve në shkallë Kombëtare ishte e gjërë dhe konkuruan  sipas rregullores Nderkombetare dhe Kombetare në garat përkatëse si: Ushtrime, Dyluftime, Teknikë Speciale dhe Teknikë Force. Aktiviteti  pati një paraqitje shumë të mirë, me një përbërje prej 200 sportistësh , 22 gjyqtarë dhe  26 Trajner-Drejtues. Në Kupën e Republikës  u spikatën sportist- kampion absolut të grupmoshave si:

5-6 vjeç  ( Zogjtë)              Darel Jaupi,

7-8 vjeç ( Dragonjtë)         Flavio Vuka,

9-11 vjeç ( Femijet )          Klevi Ndreca, Geri Koroveshi, për Femra Luneda Myftaraj, Morena Kuҫaj.

12-14 vjeç ( Shpresat )

Endri Abazi, Donald Ferati, Klejdi  Met’hoxha,  për Femra Olisa Shameti, Lina Arra.

15-17  vjeç  ( të Rinjtë )

Ervin Balla, Artion Shoraj, për Femra  Fiona Shameti, Joana Kiptiu, Eva Pashaj.

18-28 vjeç ( të Rriturit)

Bektash Merkuri, Endri Daberdini, Rei Saliasi,  për Femra Rafaela Bixhaku, Katerina Kate.

29-49 vjeç  ( Zoterinjtë )      Flamur Hoxha .

Falë punës në grup të gjyqtarëve në këtë aktivitet u bë i mundur ky përfaqësim dinjitoz dhe i rregullt i aktivitetit “Kupa e 23°e Republikës  Taekwondo I.T.F”  duke renditur  në podium ekipet si më poshtë:

Vendi i I  Kampion  ( 158 pike ) ekipi  ARI  MASTER ACADEMY – TIRANE

Vendi II  ( 100 pike)  ekipi  RIMI  TAEKWONDO ACADEMY – VLORË.

Vendi III  ( 88 pikë )  ekipi APOLLONIA KWON – FIER

Në këtë aktivitet një kontribut të madh dhanë edhe sponsorat tanë:

XHANGOLLI, SPEED  PRODUCTS, JUPITER  GROUP, ARB  SECURITY.

Per ҫdo informacion te metejshem  mos hezitoni te na kontaktoni…

Me respekt   President I Federates Shqiptare Taekwondo I.T.F Master  Bujar-ARI CAUSHI

 

Comments are closed.