Historia e TAEKWONDO-së në Shqipëri

Vitet 1990-1995

Gjatë këtyre viteve në Shqipëri nuk ka pasur vetëm ndryshime në fushën politike por edhe në fushën sportive.  Deri në atë kohë, ka patur një numër shumë të kufizuar të llojeve të sporteve. Me ndryshimin e sistemit politik filluan të zhvillohen edhe sporte të tjera (të reja, të bukura dhe fisnike) të kërkuara nga publiku, ndër të cilat ishin artet marciale dhe mbrojtja personale.

Taekwondo I.T.F. (International Taekwondo Federation) është nje art marcial Korean i cili falë punës së madhe të Gjeneral CHOI HONG HI, një Mjeshtër i Madh, i cili në kohën moderne quhet “Babai i TAEKWONDO-së”, krijoi artin marcial më të bukur dhe më të praktikuar sot në botë.

Në Shqipëri Taekwondo I.T.F.  u prezantua për herë të parë në tetor te vitit 1995. Kjo risi erdhi nga Bujar-ARI CAUSHI një instruktor i Brezit te Zi, i specializuar prej 5 vjetesh ne Selanik, GREQI. Niveli i lartë i përgatitjes në mënyrë intensive  në vitet 1991 – 92 – 93 i dha mundësinë të dilte para nje jurie ndërkombëtare te TAEKWONDO-së për testimin dhe mbrojtjen e Brezit  te Zi I-Dan, në dhjetor 1993. Aktivizimi serioz në teknika dhe në gara e dallon si sportist cilësor dhe automatikisht fiton anëtarësimin në ekipin e Kombëtares Greke te TAEKWONDO-së. Në aktivitetet e shumta kombëtare dhe ndërkombëtare në vitet 1993 – 94 – 95 është për tu theksuar pjesëmarrja e tij në kampionatin botëror që u zhvillua në Itali më 1-5 maj 1995 ku fitoi titullin Kampion Bote me Medalje Ari në dyluftime për peshën -71 kg. Bujar-ARI CAUSHI duke bërë pjesë tek sportistët elitar, u kompletua në aspektet teknike, fizike dhe psikologjike të sportit të TAEKWONDO-së.

 

Viti 1995

Në 18 tetor z.Bujar-ARI CAUSHI kontakton dhe bashkëpunon me drejtuesit e shkollës “Gjimnazi i Ri” në Fier, ku në ambjentet e palestrës prezanton TAEKWONDO-në për studentët e shkollës dhe për publikun e qytetit të Fierit.

Në 9 dhjetor instruktor Bujar-ARI CAUSHI testohet për Brezin e Zi II-Dan duke e kaluar provën me shumë sukses para jurisë së testimeve në Selanik, Greqi.

Në 13 Dhjetor kontakton z.Stavri Bello Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (K.O.K.SH). Fitohet një mbështetje shumë e madhe dhe një sugjerim pozitiv duke treguar se trajner të tillë specialistë në arte marciale i nevojiteshin vendit tonë.

Në 18 dhjetor në palestrën e “Gjimnazit të Ri” Fier zhvillohet seminari dhe mini-Kampionati i Parë me sportistë cilesorë egzistues, gjithashtu regjistrohen në mënyrë masive për stërvitje anëtarë të rinj. Këtë aktivitet të përbashkët e drejton instruktor Bujar-ARI CAUSHI Brez i Zi II-Dan me ndihmës-Trajner Ilir RAKIPI Brez gjysëm i Zi. Ndër të regjistruarit e parë në TAEKWONDO të cilët vazhduan dhe më vonë në mënyrë të sukseshme si organizatorë, sportista cilesorë, Breza të Zinj dhe trajnerë të ardhshëm mund të përmendim: Viktor Kostandini, Elton Hyseni, Erjon Murati, Arber Caka, Marsel Rushani, Hasiol Caushi, Eljus Kuqi, Eldi Prifti, Jetnor Kapllani dhe nga femrat dallohej Merita, Eriselda dhe Valbona.

 

Viti 1996

Në 5 shkurt hapet ekipi i TAEKWONDO-së në Berat në gjimnazin “Bab-Dud Karbunara”. Të regjistruarit e parë në TAEKWONDO të cilët e vazhduan dhe më vonë në mënyrë të sukseshme si organizatorë, sportista cilësorë, breza të zinj dhe trajnerë të ardhshëm mund të përmendim: Luci Heqimi,  Ardi Sinjari, Besmir Caushi, Gjergji Bobo, Florian Sulejmani, Mernand Shehu, Mustahak Ismaili, Artan Memishaj, Admir Kajo dhe nga femrat Flutura dhe Elidona.

Në 4 mars hapet ekipi i TAEKWONDO-së në Vlorë në sallën e lojrave me dorë. Është pozitive se TAEKWONDO-së i shtohet një organizator dhe trajner Ardjan CAUSHI (Brez gjysëm i Zi ). Të regjistruarit e parë në Taekwondo të cilët e vazhduan dhe më vonë në mënyrë të sukseshme si organizatorë, sportista cilësorë, breza të zinj dhe trajner të ardhshëm mund të permendim: Viktor Bejkosalaj, Eugen Saliaj, Indrit Gelluci, Andi Leka, Eugjen Sharra, Azbi Beqiraj, Endri Bejkosalaj, Elsid Islami, Saimir Caushi, Nertil Aliniku, Perparim Kamberi, Demir Mersini dhe nga femrat Blerina dhe Evgjenia.

Në 18 mars hapet ekipi i TAEKWONDO-së në Lushnje në pallatin e sportit “Foto Puka”. Të regjistruarit e parë në TAEKWONDO të cilët e vazhduan dhe më vonë në mënyrë të sukseshme si organizatorë, sportista cilësorë, Breza të Zinj dhe trajnerë të ardhshëm mund të përmendim: Jazi Bajaziti, Albert Dumi, Jetar Bajaziti,  Shtjefni Marku, Taulant Buzi, Blendi Korreshi, Shaban Konja dhe nga femrat Erjona dhe Brunilda.

Në 14 prill tek pallati i sportit “Asllan Rusi” në Tiranë u zhvillua një spektakël i përbashkët TAEKWONDO I.T.F. dhe TAEKWONDO W.T.F. Ky spektakël me pjesëmarrjen e 200 personave u organizua nga drejtues të Taekwondo I.T.F. Bujar-ARI CAUSHI Brezi i Zi II-Dan, Ardjan CAUSHI Brezi i Zi, Viktor BEKOSALAJ përfaqësues i TKD-ITF dhe nga drejtues të Taekwondo W.T.F. Sulejman CEKREZI Brez i Zi I-Dan, Fatmir BARDHOCI Brezi i Zi I-Dan, Perparim FERRUNAJ përfaqësues i TKD-WTF.

Në 12 maj në sallën e lojrave me dorë te shkolla “1 Maji” të qytetit të Beratit u zhvillua Kupa e Parë e Republikës. Ekipi kampion i këtij aktiviteti ishte ekipi i TAEKWONDO-së i qytetit të Fierit.

Në 12-13-14 korrik zhvillohet Kampionati Open Europian i TAEKWONDO-së. Prezanton ekipin e TAEKWONDO së Shqipërisë, sportisti Ardjan Caushi ku zë vendin e dytë nën-Kampion Europe me Medalje Argjendi në dyluftime për peshën -63 kg. Në këtë aktivitet zhvillohen testimet e brezave të zinj në të cilin testohet dhe sportisti Ardjan CAUSHI ku fiton titullin Instruktor Brez i Zi I-Dan.

Në të gjitha ekipet përbërëse të TAEKWONDO-së organizimin dhe stërvitjen e trajnerëve e zhvillonin instruktorët Bujar-ARI CAUSHI Brez i Zi II-Dan (në atë kohë) dhe instruktor Ardjan CAUSHI Brez i Zi I-Dan (në atë kohë).

Në 16 shtator krijohet shoqata sportive “CAUSHI” me qëllim përhapjen e artit marcial TAEKWONDO dhe mbrojtjen personale në të gjithë Shqipërinë.

Në 3 tetor si një datë historike për artet marciale në Shqipëri, u krijua Federata Shqiptare e arteve marciale e përbërë nga katër shoqata kombëtare: TAEKWONDO I.T.F & G.T.F, Karate, TAEKWONDO W.T.F dhe Judo. Në këtë asamble u përfshinë përfaqësuesit më të denjë të këtyre shoqatave si:

TAEKWONDO I.T.F. Bujar-ARI CAUSHI Brez i Zi II-Dan, Ardjan CAUSHI Brez i Zi I-Dan dhe Viktor BEJKOSALAJ përfaqësues i TKD ITF & GTF në F.SH.A.M.

KARATE Parid Dule Brez i Zi I-Dan, Dritan Demiraj Brez i Zi I-Dan dhe Ramiz Ismailgeci Brez i Zi I-Dan.

TAEKWONDO W.T.F. Fatmir Bardhoci Brez i Zi I-Dan, Perparim Ferunaj Brez i Kuq dhe Elvis Vulka Brez Blu.

JUDO Labo Capo Brez i Zi I-Dan, Met Harizi Brez i Zi I-Dan, Dashamir Xhixha Brez i Zi I-Dan.

Nga mbledhja e përbashkët u zgjodhën drejtuesit e Federatës Shqiptare të Arteve Marciale: President Azem HAJDARI, Sekretar Agim TABAKU, Anëtar Fidel YLLI,  Anëtar Viktor BEJKOSALAJ, Anëtar Bujar LYBESHA.

Në 13 tetor zhvillohet kampionati i dytë kombëtar i TAEKWONDO-së në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës. Titullin Kampion Kombëtar e fitoi ekipi i qytetit të Fierit.

 

Viti 1997

Në 5 shkurt hapet ekipi i TAEKWONDO-së në Tiranë me instruktor Bujar-ARI CAUSHI dhe trajnere Merita Hyso. Të regjistruarit e parë në Taekwondo të cilët e vazhduan dhe më vonë në mënyrë të suksesshme si organizatorë, sportista cilësorë, Breza të Zinj dhe trajnerë të ardhshëm mund të përmendim: Gjergji Basko, Fatos Selimi, Saimir Muçolli, Mariglen Gazidede dhe nga femrat mund të përmendim Blerta dhe Rezarta.

Në 18 shkurt hapet ekipi i TAEKWONDO-së në Patos me trajner Elton Hyseni. Të regjistruarit e parë në Taekwondo të cilët e vazhduan dhe më vonë në mënyrë të suksesshme si organizatorë, sportista cilësorë, Breza të Zinj dhe trajnerë të ardhshëm mund të përmendim: Andrea Kita, Arjan Rizaj, Amarildo Gropa, Daniel Malaj, Marjus Driza.

Në 28 shkurt hapet ekipi i TAEKWONDO-së në Kuçovë me trajner Ardi Sinjari. Të regjistruarit e parë në Taekwondo të cilët e vazhduan dhe më vonë në mënyrë të suksesshme si organizatorë, sportista cilësorë, Breza të Zinj dhe trajnerë të ardhshëm mund të përmendim: Shkelqim Ago, Manol Naska, Saimir Skura, Fatjon Kadifeja, Florenc Zeka.

Në 2 mars u organizua Kupa e 2′ e Republikës në Berat. Ndër ekipet pjesëmarrëse dhe në garat e tyre titullin Kampion e meritoi ekipi i Beratit.

Në 14 qershor Instruktor Ardjan CAUSHI zhvendoset në Selanik, GREQI për të rritur nivelin e tij teknik dhe profesional me trajnerin Kostandin Kalfas.

Në 19 tetor në pallatin e sportit “Asllan Rusi” Tiranë, u organizua Festivali i arteve marciale, me qëllim për ti thënë “JO LUFTES” dhe “PRO BASHKIMIT KOMBËTAR”. Pjesëmarrësit e TAEKWONDO-së I.T.F. demostruan me sukses duke dhënë një mesazh pozitiv gjithë publikut sportdashës që kishte mbushur pallatin e sportit.

Në 14 dhjetor u organizua Kampionati i 3′ Kombëtar në Lushnje. Titullin Kampion Kombëtar e fitoi ekipi i qytetit të Vlorës.

 

Viti 1998

Në 25-28 maj u zhvillua Kampionati Ballkanik i TAEKWONDO-së në Selanik, GREQI. Ekipi kombëtar i TAEKWONDO-së përfaqësohej me delegacion: Instruktor Brez i Zi II-Dan Bujar-ARI CAUSHI ku fiton medaljen e artë me titullin Kampion Ballkani në dyluftime, Elton Hyseni Brez Gjysëm i ZI fiton medalje argjendi nën kampion Ballkani në dyluftime, Ardi Sinjari Brez Gjysëm i ZI fiton medalje argjendi nën kampion Ballkani në ushtrime, Albert Dumi Brez Gjysëm i ZI fiton medalje bronxi në ushtrime. Në këtë aktivitet u zhvilluan dhe provimet e brezave të zinj ku instruktor Bujar-ARI CAUSHI testohet dhe mbron Brezin e Zi III-Dan, ndërsa Ardi Sinjari, Elton Hyseni dhe Albert Dumi testohen dhe mbrojnë Brezin e Zi I-Dan.

Me rritjen e nivelit teknik gjithashtu numrit të trajnerëve dhe instruktorëve u krijua mundësia e zgjerimit të federatës TAEKWONDO me ekipe & palestra të reja në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si: Tiranë, Vlorë, Fier, Shkodër, Berat, Durrës, Lushnje, Kavajë, Lac, Skrapar, Kucovë, Patos.

 

Viti 1999

Në 10 janar në Tiranë u zhvillua garë midis elementëve më cilësorë në taekwondo për të zgjedhur sportistët e kombëtares. Numri i madh i sportistëve pjesëmarrës në aktivitetet Kombëtare, krijon mundësinë e rritjes së cilësisë teknike dhe psikologjike e cila bëri të mundur krijimin e sportistëve elitarë.

Në 19-21 mars dy anëtarë të federatës shqiptare të TAEKWONDO-së morën pjesë në Itali në seminarin  e zhvilluar me Grand Master Park Jung Tae si dhe në Kampionatin “Global Taekwondo Tournament”. Në këtë aktivitet dy sportistët shqiptarë: Bujar-ARI CAUSHI meritoi vendin e dytë në podium me medalje Argjendi, gjithashtu Odin LIBOHOVA meritoi vendin e dytë në podium me medalje Argjendi.

Në 9 maj zhvillohet seminar kombëtar i TAEKWONDO-së tek Universiteti i Sporteve, Tiranë. Ky seminar i drejtuar nga krye instruktori kombëtar Bujar-ARI CAUSHI (Brez i Zi III-Dan), kishte si qëllim zhvillimin e cilesisë teknike të sportistëve dhe mënyren e mësimdhënies së trajnerëve në shkallë kombëtare.

Në 20-23 maj zhvillohet “Global Taekwondo Championship” në New Jersey, SHBA. Në këtë aktivitet mori pjesë një sportist nga Federata Shqiptare Taekwondo-së, Odin LIBOHOVA instruktor Brez i Zi II Dan. Me gjithë sfidën e madhe të garave në këtë kampionat, ai mundi të ngjitej në podium nën-kampion me Medalje Argjendi në Dyluftime.

 

Viti 2000

Në 2-7 maj Federata Shqiptare mori pjesë në Kampionatin Botëror të organizuar në Rimini, ITALI. Delegacioni ishte i përbërë nga 11 anëtarë: President, Sekretar, Trajner i Kombëtares dhe 8 sportistë. Sportistët tanë treguan një nivel të lartë në këtë aktivitet të rangut botëror dhe u shpërblyen me medalje për performancën e tyre. Ditën e fundit të Kampionatit Botëror për shumë sportista në shkallë ndërkombëtare u zhvilluan provimet e brezave të zinj. Nga delegacioni Shqiptar testimet për brezat e zinj I-Dan u kryen për 4 sportistë: Jetar BAJAZITI, Eugjen SHARRA, Eljus KUQI, Eduart KADRIA.

Në muajt pasardhës në Shqipëri sipas kalendarit vjetor të TAEKWONDO-së u zhvilluan Kupa e Republikës në Shkodër dhe Kampionati Kombëtar në Tiranë.

 

 Viti 2001

Në 6 maj u zhvillua një takim organizativ në Fier ku sportistë, trajnerë dhe drejtues të shoqatave në rrethe krijuan Shoqatën Kombëtare të TAEKWONDO-së e përbërë nga 12 ekipe të ndryshme të Shqipërisë.

Në 23-24 qershor Kombëtarja Shqiptare merr pjesë me dy anëtarë në Kampionatin Europian në Kassel, GJERMANI. Sportisti Bujar-ARI CAUSHI fiton titullin Kampion Europian me medalje ari në Dyluftime. Është e rëndësishme për Federatën Shqiptare të TAEKWONDO-së sepse kalojnë me sukses testimet e Brezave të Zinj dy sportistë: Ardi SINJARI mbrojti titullin instruktor Brezi i Zi II-Dan dhe Bujar-ARI CAUSHI mbron titullin Mjeshtër Ndërkombëtar Brez i Zi IV-Dan.

Në 9 qeshor në Lushnje organizohen testimet e brezave të zinj profesionistë i drejtuar nga Mjeshtri Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI. Gradën Instruktor I-Dan e mbrojtën 10 sportistë: Perparim KAMBERAJ, Klaudio BOBO, Andi LEKA, Azbi BEQIRAJ, Besmir CAUSHI, Nertil ALINIKU, Mernand SHEHU, Merita HYSO, Eldi PRIFTI, Marsel RUSHANI.

 

Viti 2002

Në 13-14 prill zhvillohet një seminar europian i drejtuar nga Master Class Brez i Zi VIII Dan Gianni SARRITZU në Torino, ITALI. Në këtë seminar të rëndësishëm fizik – teknik – psikologjik nga Shqipëria mori pjesë Mjeshtër ndërkombëtar Bujar – ARI CAUSHI.

Tradita e Kupës së Republikës dhe Kampionatit Kombëtar vazhdon dhe niveli i TAEKWONDO-së në Shqipëri përmirësohet me hapa të shpejtë. Federata Shqiptare e Arteve Marciale u zhvillua në mënyrë masive në vitin 2001 dhe lindi nevoja që katër shoqatat kombëtare (Taekwondo I.T.F.+ G.T.F, Karate, Taekwondo W.T.F, Judo) sipas urdhërit të dhënë nga Ministri i Arsimit dhe i Sporteve z.Agron Tato, të krijohen federata respektive.

Në 19 korrik formohet Federata Shqiptare Taekwondo I.T.F. + G.T.F. e miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sporteve z.Agron TATO. Drejtuesit e federatës ishin President Bujar-ARI CAUSHI, zv/President Viktor BEJKOSALAJ dhe Sekretare Vitori MUCOLLI.

 

Viti 2003

Në 5 shkurt u realizua një takim festiv dhe organizativ tek stadiumi “Qemal Stafa” në Tiranë. Biseda e përgjithshme ishte suksesi i arritur i 9 viteve në TAEKWONDO në shkallë Kombëtare dhe në të njëjtën kohë u prezantua projekti i ardhshëm një vjecar i Federatës. Në takim morën pjesë prindër, sportistë, trajnerë, instruktorë dhe Drejtues të Federatës Shqiptare të TAEKWONDO-së. I pranishëm ishte z.Fiqiri GURI, sekretar i Federatës së Arteve Marciale në ate kohë dhe i ftuar nderi në këtë takim ishte z.Stavri BELLO sekretari i përgjithshëm i K.O.K.SH.

Në 24-25 maj Federata Shqiptare e TAEKWONDO-së merr pjesë me dy anëtarë në një seminar teknik Ballkanik i cili u zhvillua në Selanik, Greqi. Seminarin e drejtonte mjeshtri ndërkombëtar i taekwondo-së Kostandin KALFAS.

21 dhjetor u zhvillua Kampionati i 9 Kombëtar në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i madh sportistësh me eksperienca kombëtare, por edhe sportistë me eksperienca ndërkombëtare të cilët ishin anëtarë të 12 ekipeve në shkallë vendi. Kampion kombëtar u shpall ekipi i Tiranës.

Përvec garave dhe testimeve të brezave, sportistët më të mirë të Federatës Shqiptare Taekwondo-së morën pjesë edhe në një spektakël festiv që u organizua nga Bashkia e Tiranës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” për festat e fundvitit.

 

Viti 2004

Në 2 maj u zhvillua Kupa 9′ e Republikës në Fier. Numri i garuesve pjesëmarrës ishte i madh, si nga sportistë të brezave me ngjyrë dhe nga sportistë të Brezave të Zinj. Drejtues, instruktorë dhe trajnerë të 12 ekipeve në shkallë Republike (Tiranë, Vlorë, Fier, Shkodër, Berat, Durrës, Lushnje, Kavajë, Lac, Kucovë, Skrapar, Patos) sollën skuadrat me sportista të përgatitur, ku me rezultatet e ngushta në gara i dhuruan një kënaqësi sportdashësve në këtë aktivitet. Fituesi i Kupës së Republikës u shpall ekipi i Vlorës.

Në 10-11 korrik Federata Shqiptare merr pjesë në aktivitetin Open Internacional Championship që u zhvillua në Terracina, ITALI. Dy sportistë pjesëmarres Mjeshtër Bujar-ARI CAUSHI dhe Instruktor Azbi BEQIRAJ u ngjitën në podium me vendin e dytë duke u kthyer në Shqipëri me dy medalje argjendi nga ky kampionat i rëndësishëm.

Në 28 gusht në Selanik të Greqisë u zhvillua një takim me Mjeshtrat: Bujar-ARI CAUSHI, Arjan KAMBERI, Ardjan CAUSHI ku prezent ishte dhe Master Class VIII-Dan STELIANIDIS(President i Federatës Greke Taekwondo). Ky takim kishte si qëllim bashkëpunimin dhe ndryshimin e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Taekwondo-së. Duke ditur që themeluesi dhe zhvilluesi i Taekwondo mjeshtër Bujar-ARI CAUSHI jetonte në Itali, mjeshtër Ardjan CAUSHI jetonte në Greqi dhe mjeshtër Arjan KAMBERI që kthehej për të jetuar në Shqipëri, u nxorr konkluzioni nga biseda e përbashkët që këtij të fundit ti jepet detyra e drejtuesit të Federatës Shqiptare të Taekwondo-së.

Në 8 shtator në Durrës mblidhen trajnerë dhe drejtues të 12 ekipeve të TAEKWONDO-së nën drejtimin e mjeshtrit Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI. Në këtë mbledhje u vendos që ti jepet detyra e drejtuesit të Federatës Shqiptare Taekwondo mjeshtrit Arjan KAMBERI.

Në 20-22 nëntor zhvillohet Kampionati Ballkanik në Larisa, GREQI. Në këtë aktivitet Kombëtarja Shqiptare merr pjesë me 8 anëtarë nga të cilët 6 ishin sportistët: Aleks BEGA, Gjergji BOBO, Jetar BAJAZITI, Andi LEKA, Florian SULEJMANI dhe Nertil ALINIKU bashkë me sekretarin Z. Maksim KOLA dhe me drejtuesin e delegacionit Mjeshtër Arjan KAMBERI. Delegacioni u prezantua në mënyre dinjitoze duke u ngritur sportistët në podium disa herë dhe duke fituar shumë medalje dinjitoze.

 

Viti 2005

Në 10 prill zhvillohen garat e hapura kombëtare me përbërjen e të gjitha ekipeve të Federatës të Taekwondo-së I.T.F. Sportistët më të mirë fitues, automatikisht u përzgjodhën pjesë përbërëse e Kombëtares Shqiptare së Taekwondo-së ku të cilët fituan të drejta për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare.

Në 24-26 qershor zhvillohet Seminari Europian për instruktorë dhe mjeshtra nga I-VI Dan në Riccione, ITALI. Ky seminar i rëndësishëm drejtohej nga Master W.J. BOSS Brez i Zi VIII-Dan. Në fund të këtij aktiviteti të rëndësishëm fizik – teknik – psikologjik u zhvilluan edhe testimet e brezave të zinj për Instruktorë dhe Mjeshtra Ndërkombëtarë. Bujar-ARI CAUSHI pas pjesëmarrjes në Seminarin Europian u testua duke mbrojtur titullin Mjeshtër Ndërkombëtar Brez i Zi V-Dan.

Në 8-10 korrik ekipi kombëtar merr pjesë në Kampionatin Europian që u zhvillua në Irlandë. Në këtë aktivitet të rëndësishëm u prezantuan në mënyre dinjitoze: instruktor Aleks BEGA në garën e ushtrimeve dhe Mjeshtër Arjan KAMBERI në garën e dy luftimeve i cili fitoi edhe vendin e 30 me medalje Bronzi. Prezent në aktivitet ishte dhe Sekretari i Federatës Shqiptare z.Maksim KOLA.

Në 17 dhjetor zhvillohen testimet e brezave për rritjen e nivelit të gradave; gjithashtu seminari teknik me trajnerët dhe instruktorët e Federatës Shqiptare Taekwondo. Ky aktivitet u drejtua nga Mjeshtri Ndërkombetar Arjan KAMBERI.

 

Viti 2006

Në 15-18 qershor zhvillohet Kampionati Europian në Selanik, GREQI. Në këtë Kampionat Shqipëria u prezantua me një delegacion të përbërë nga sportistë me breza të zinj si Aleks BEGA, Mernand SHEHU dhe Mjeshtër Ndërkombetar Arjan KAMBERI i cili fitoi dhe vendin e dytë në garën e dyluftimeve.

Në 1-5 shtator u zhvillua Seminari Kombëtar i TAEKWONDO-së në Vlorë i drejtuar nga Mjeshtri Ndërkombëtar Arjan KAMBERI. Ky seminar i përbërë nga 25 anëtarë, shërbeu për rritjen e cilësisë teknike të sportistëve të Kombëtares gjithashtu në vecanti mënyrën e mësimdhënies për trajneret e TAEKWONDO-së në shkallë Republike.

Në 16 dhjetor u zhvilluan testimet e brezave me ngjyrë dhe e brezave të zinj, duke arritur nivel më të lartë profesional. U zhvillua gjithashtu Kampionati i hapur Kombëtar me pjesëmarrje masive të shumë sportistëve cilësor, anëtarë të Federatës Shqiptare të Taekwondo-së.

 

Viti 2007

Në 23-25 mars u zhvillua një seminar Kombëtar 3 ditor  i TAEKWONDO-së në Tiranë. Ky seminar kishte si qëllim njohjen e teknikave agoniste të: Ushtrimeve, Dyluftimeve, Teknikës Speciale dhe Teknikës së Forcës. Në këtë seminar u përcaktuan rregulloret për teknikat e sakta të sportistëve elitarë në gara duke i zbatuar ato me përpikmëri për një sukses në Kampionate Ndërkombëtare.

Në 19 tetor sipas kalendarit vjetor të Federatës, në Lushnje u zhvillua Kampionati Kombëtar i TAEKWONDO-së. Aktiviteti ishte i një niveli të lartë sepse të gjitha ekipet pjesëmarrëse të Federatës ishin të përgatitura nga ana teknike – fizike – psikologjike. Në fund të Kampionatit në podium u renditën ekipet: Lushnja në vend të parë, Vlora në vend të dytë, Berati në vend të tretë. Presidenti i Federatës z.Danjel ARAPI dhe sekretari i Federatës z. Maksim KOLA para gjithë anëtarëve pjesëmarrës të TAEKWONDO-së prezantuan kalendarin e ardhshëm sportiv të vitit 2008.

 

Viti 2008

Në 17-20 prill zhvillohet Seminar Ndërkombëtar për profesionistë të TAEKWONDO-së të gradave nga I-Dan deri në VII Dan i drejtuar nga Grandmaster TRAN Trieu Quan dhe organizuar nga 3 master VIII-Dan: Boss – Marano – Traitenberg. Në këtë seminar ndërkombëtar të zhvilluar në Riccione, ITALI morën pjesë 250 instruktorë, mjeshtra dhe master nga 50 vende të botës. Nga Shqipëria mori pjesë mjeshtri ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI i cili doli i kënaqur nga organizimi teknik, psikologjik dhe mënyra e kompletuar e mësimdhënies në taekwondo.

Në 14 shtator u zhvillua në Lushnje Kupa e Republikës. Morën pjesë në këtë aktivitet sportistë cilësorë nga të gjitha ekipet Kombëtare. Aktiviteti i organizuar nga Federata ishte nën drejtimin e Mjeshtër Arjan KAMBERI dhe kryegjyqtar Master Vasili ALEKSANDRIS. Në këtë Kampionat sportistët më cilësorë ishin: Aleks BEGO (TR), Jetar BAJAZITI (LU), Mernand SHEHU (BR), Taulant BUZI (LU), Andi LEKA (VL), Mustahak ISMAILI (BR) dhe Marineo LEOPARI (BR). Ekipet fituese u renditën: në vend të parë ekipi LUSHNJE, në vend të dytë ekipi BERAT dhe në vend të tretë ekipet TIRANE dhe VLORE me barazim pikësh.

Në 15-19 tetor u zhvillua 30 Taekwondo I.T.F. World Cup në Riva del Garda, ITALI. Në këtë aktivitet delegacioni Shqiptar ishte i përbërë nga sportistë profesionistë, instruktorë dhe një mjeshtër. Ekipi Kombëtar u përgatit në mënyrë intensive prej 3 muajsh duke treguar lartësi të mirë fiziko-teknike. Ekipi Kombëtar u prezantua në mënyrë dinjitoze në Kampionatin Botëror duke fituar shumë medalje dinjitoze.

Në 22 nëntor Federata Shqiptare e TAEKWONDO-së zhvilloi zgjedhjet për sekretar të ri. U vendos që detyra e sekretarit z.Maksim KOLA ti dorëzohej sekretares së përgjithshme znj.Adelina CIROKU.

 

Viti 2009

Në 15-17 maj zhvillohet Summer Camp në Riccione, ITALI i drejtuar nga Master Class William Jacob BOSS Brez i Zi VIII-Dan. Mjeshtrat shqiptarë pjesëmarrës ishin Bujar-ARI CAUSHI dhe Ardjan CAUSHI të cilët ishin optimistë me zhvillimin e cilësisë së lartë teknike dhe organizative në këtë seminar. Në fund u zhvillua një takim ku tema kryesore ishte zhvillimi dhe organizimi i taekwondo-së në rajon.

Në 9-11 tetor zhvillohet Kampionati i 30 Europian në Lublin, POLONI. Morën pjesë disa sportistë nga Federata Shqiptare ku udhëzimet e dhëna nuk sollën rezultate të kënaqshme sportive. Mjeshtër Arjan KAMBERI(transferuar në Selanik) mbërriti në Poloni bashkë me delegacionin grek. Mjeshtër Bujar-ARI CAUSHI mbërriti në Poloni nga Italia i regjistruar si gjyqtar në këtë aktivitet. Mjeshtër Ardian CAUSHI mbërriti nga Shqipëria si vëzhgues ekspert i TAEKWONDO-së në këtë Kampionat Europian. Është e rëndësishme të theksohet se në fund të këtij aktiviteti u zhvillua një takim me Mjeshtrat: Bujar-ARI CAUSHI, Arjan KAMBERI, Ardjan CAUSHI ku prezent ishin Master Tadeusz Łoboda(Drejtues në Kampionat Europian) dhe Master Panagiotis Gialamas(Presidenti i TAEKWONDO-së Greke). Ky takim kishte si qëllim bashkëpunimin dhe ndryshimin e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Taekwondo-së. Duke ditur që themeluesi i Taekwondo Mjeshter Bujar-ARI CAUSHI jetonte në Itali, Mjeshtër Arjan KAMBERI jetonte në Greqi dhe Mjeshter Ardjan CAUSHI që kthehej për të jetuar në Shqipëri, u vendos nga biseda e përbashkët që këtij të fundit ti jepet detyra e drejtuesit të Federatës Shqiptare të Taekwondo-së.

Në 20 dhjetor zhvillohet Kampionati i 15 Kombëtar ku morën pjesë në mënyre masive sportistë cilësorë nga një riorganizim madhor që u zhvillua nga 12 ekipe në shkallë Kombëtare. Organizimi u krye nga Mjeshtri Ardjan CAUSHI dhe grupi përbërës i të gjithë trajnerëve të Federatës. Mjeshtër Bujar-ARI CAUSHI erdhi nga ITALIA për të zhvilluar kursin e Trajnerëve dhe kursin e Gjyqtarve që njëkohësisht ishte dhe Drejtor Teknik i Kampionatit. Në këtë Kampionat renditja e ekipeve ishte: vendin e parë “Adi Kwan” i TIRANES, vendi i dyte “Apollonia Kwan” i FIERIT dhe vendin e tretë “Taekwondo Lushnje” i LUSHNJES.

Në 27 dhjetor nga Mjeshtër Ndërkombëtar VI-Dan Bujar-ARI CAUSHI dhe Mjeshtër Ndërkombëtar IV-Dan Ardjan CAUSHI u zhvilluan testimet e brezave të zinj, ku gradën instruktor II-Dan e meritoi Jetnor KAPLLANI, gradën instruktor I-Dan e merituan : Shaban KONJA, Olsi GUXO, Taulant BUZI, Hydaet DISHA, Florian SULEJMANI, Visar PITUSHI, Mustahak ISMAILI.

 

Viti 2010

Në 10-11 prill u organizuan në shkallë Kombëtare ndeshje midis ekipeve të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë. Ishin rezultatet e këtyre ndeshjeve që jepnin emocione të forta te sportistët, trajnerët dhe publiku sportdashës.

Në 4-8 korrik zhvillohet Kampionati Botëror i TAEKWONDO-së I.T.F. në Korenë e Jugut. Në këtë event dinjitoz nderin për të prezantuar flamurin dhe Federatën Shqiptare Taekwondo e meritoi Mjeshtër Bujar-ARI CAUSHI. Konkurenca ishte shume e madhe por dëshira për të fituar ishte akoma më e madhe sidomos në kategoritë e garave profesioniste. Mjeshtër Bujar-ARI CAUSHI në garat që mori pjesë me një konkurrencë të fortë me kundërshtarët arriti të renditej 2 herë në podium: Nënkampion Bote me Medalje Argjendi në Dyluftime në peshën -70 kg dhe në vendin e tretë me Medalje Bronzi në Teknikë Speciale.

Në 5-7 nëntor zhvillohet Seminari Ndërkombëtar i drejtuar nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare Taekwondo Grandmaster CHOI Jung Hwa në Hollandë. Në fund të seminarit u zhvilluan testimet e brezave të zinj nga I – VII Dan. Në këtë aktivitet mori pjesë Mjeshtër Bujar-ARI CAUSHI ku në fund u testua dhe mbrojti titullin Mjeshtër Ndërkombëtar Brezi i Zi VI-Dan.

Në 19 dhjetor zhvillohet Kampionati i 16 Kombëtar në Tiranë ku morën pjesë sportistët më cilësorë përbërës nga 13 ekipe në shkallë Kombëtare. Organizimi u krye nga Mjeshtri Ardjan CAUSHI dhe grupi përbërës i të gjithë trajnerëve të Federatës. Mjeshtër Bujar-ARI CAUSHI erdhi nga Italia për të zhvilluar një seminar të përgjithshëm bazuar te rregulloret e garave në Kampionat dhe kurseve për trajner e gjyqtar. Në këtë kampionat ekipet në podium u renditën: vendi i parë “Adi Kwan” i Tiranës, vendi i dytë “Apollonia Kwan” i Fierit dhe vendi i tretë “Tomorri Kwan” i Beratit.

Në 22 dhjetor Mjeshtër Ndërkombëtar VI-Dan Bujar-ARI CAUSHI dhe Mjeshtër Ndërkombëtar IV-Dan Ardjan CAUSHI kanë testuar 2 sportistë për Brezin e Zi I-Dan: Endrit DIZDARI dhe Aleksandër CAUSHI. Është rivlerësuar për Brezin e Zi I-Dan Ervis PASHALLARI(testuar me diplomë të vitit 2007).

 

Viti 2011

Në 8-10 prill zhvillohet seminari teknik i TAEKWONDO-së i drejtuar nga master Class Brez i Zi VIII-Dan Trevor NICHOLLS. Në këtë aktivitet nga shumë sportistë, instruktorë dhe mjeshtra pjesëmarrës nga Europa, morën pjesë dhe 12 sportistë cilësorë të Federatës Shqiptare të drejtuar nga Mjeshtri Ndërkombëtar Ardjan CAUSHI. Në këtë seminar mori pjesë edhe Mjeshtër Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI Brez i Zi VI-Dan.

Në 8 maj testohen 2 sportistë duke mbrojtur gradën e profesionistit e brezit të zi I-Dan: Arjan CEPELE dhe Ilirjan VEIZAJ.

Në 14-15 maj zhvillohet Kampionati 60 Open Europian në Itali, i cili u drejtua dhe organizua nga Mjeshtër Bujar-ARI CAUSHI. Pjesëmarrësit ishin nga 35 shoqata të disa shteteve të ndryshme. Ishin 260 sportistë, ndër të cilët rreth 100 prej tyre ishin profesionistë të Brezave të Zinj nga I-VI Dan, ku prezent ishte dhe presidenti i Federatës Italiane të Taekwondo-së Master Class VIII-Dan Antonio TROIANO. Delegacioni Shqiptar merr pjesë me 3 anëtarë të cilët ishin: instruktor Jetnor KAPLLANI, sportiste Arba CECIA dhe sportist Endrit HAKA. Një rezultat të lartë në gara tregoi sportistja Arba CECIA duke u renditur në podium 3 herë: vend të parë me Medalje Ari në Ushtrime, vend të parë me Medalje Ari në Dyluftime dhe vend të dytë me Medalje Argjendi në Teknikë Speciale. Sportisti Endrit HAKA me shumë konkurrencë mundi të fitojë vendin e dytë me Medalje Argjendi në Dyluftime. Kthimi i tyre në Shqipëri ishte shumë rezultativ duke merituar jo vetem 4 Medalje, por edhe Kupën e marrë nga Arba CECIA si sportistja më e mirë e kategorisë së saj në këtë Kampionat.

Në 22-28 gusht zhvillohet 10 Summer Camp i cili u organizua tek “Kompleksi Pishinave” në Tiranë. Në fund të 7 ditëve të seminarit veror (Summer Camp) u zhvilluan testimet e sportistëve për brezat me ngjyrë. Ky seminar u drejtua nga Mjeshtri Bujar-ARI CAUSHI, i cili shënoi kthimin nga Italia me qëndrimin përfundimtar në Shqipëri.

Në 8-9 tetor zhvillohet seminar teknik dhe mbledhja e asamblesë së përgjithshme e TAEKWONDO-së Kombëtare. Në seminar morën pjesë sportistët cilësorë, sportistët e Kombëtares, trajnerë dhe instruktorët e ekipeve të cilët u kompletuan me teknikat përbërëse dhe rregulloret për kampionatin e ardhshëm në 18 dhjetor. Në mbledhjen e asamblesë ishin prezent pjesëmarrësit: instruktorë, mjeshtra dhe organizatorë të Taekwondo-së në shkallë Republike, u zgjodhën komisionet drejtuese të Federatës Shqiptare Taekwondo I.T.F. Të gjitha dokumentacionet e mbledhjes dhe proces-verbaleve u arkivuan në zyrën e Federatës gjithashtu u dorëzuan dhe në Ministrinë e Sporteve.

Në 18 dhjetor zhvillohet Kampionati i 17 Kombëtar në Tiranë, ku morën pjesë sportistët më cilësorë përbërës të  14 ekipeve në shkallë Kombëtare. Organizimi u krye nga Mjeshtrat Bujar-ARI CAUSHI dhe Ardjan CAUSHI gjithashtu grupet e komisioneve të ndryshme organizative të Federatës. Ky kampionat ishte i një rezultati të lartë si nga përbërja teknike ashtu dhe nga mënyra e rregullt organizative. Sportistët më cilësorë dhe më të suksesshëm të këtij kampionati ishin: Arjan CEPELE,  Ani FEKOLLARI, Arjan RIZAJ, Visar PITUSHI, Bruss JAKUPI, Stiven JAKUPI, Mustahak ISMAILI, Adgert FEZAJ, Jetar BAJAZITI, Henri KAMBERI dhe Arjol QOSE. Ekipet fituese ishin: vendi i parë “Adi Kwan”, vendi i dytë “Apollonia Kwan” dhe vendi i tretë “Ari Master Academy”.

 

Viti 2012

Në 5 shkurt organizohet festa e 17-vjetorit të formimit të Federatës Shqiptare Taekwondo I.T.F, gjithashtu zhvillohen testimet e Brezave të Zinj në Tiranë. Të testuarit instruktorë: Ani FEKOLLARI, Fatjon RRAPOLLARI, Oerd SHABA, Arjol QOSE dhe Gentian KAPLLANI si profesionistë iu lindi dëshira të hapnin palestra të reja për të trajnuar në artin marcial TAEKWONDO.

Në 26-28 mars zhvillohet Seminar Open Taekwondo I.T.F. në Londër, ANGLI. Këtë seminar e drejtoi master Class Brez i Zi VIII-Dan Trevor NICHOLLOS. Përfaqësues i Federatës Shqiptare Taekwondo ishte mjeshtër ndërkombëtar Brez i Zi VI-Dan Bujar-ARI CAUSHI.

Në 7-8 prill organizohet seminari me presidentin e Federatës Ndërkombëtare Taekwondo CHOI Jung Hwa, gjithashtu zhvillohet dhe Kampionati “Open Taekwondo Internacional” në Preveza, GREQI. Delegacioni shqiptar u përfaqësua me një numër prej 15 anëtarësh nga të cilët 8 ishin sportistë të brezave me ngjyrë, 5 ishin sportistë instruktorë të brezave të zinj dhe 2 mjeshtra IV-Dan dhe VI-Dan. Si seminari ashtu dhe pjesëmarrja në kampionat ishte një eksperiencë për të gjithë grupin sportiv sidomos për 5 sportistë që e kishin aktivizimin e parë në aktivitete jashtë Shqipërisë. Shumë sportistë të delegacionit tonë u vlerësuan me nivelet më të larta në podium duke fituar medalje prestigjoze.

Në 13 maj zhvillohet Kupa e 17 e Republikës në Durrës. Në këtë aktivitet morën pjesë 16 ekipe kombëtare. Ishin gara cilësore dhe me një sfidë të madhe për kategori të ndryshme të moshave 5-40 vjec si për meshkujt dhe për femrat. Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” spektatorët durrsakë dhe të tjerë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përfshinë nga emocionet pozitive të aktivitetit si nga ana teknike dhe nga ana kulturore e sportive. Ekipet fituese në këtë aktivitet ishin: në vendin e parë “Ari Master Academy”, në vend të dytë “Adi Kwan”, në vend të tretë “Apollonia Kwan”.

Në 19-24 gusht zhvillohet 20 Summer Camp i cili u organizua te plazhi “Gjiri i Lalsit” në Durrës. Stërvitja u zhvillua në bregdet në orare të caktuara, duke i lënë kënaqësi si nga ana sportive ashtu edhe nga ana shpirtërore pjesëmarrësve. Ishte për të theksuar pozitivisht numri i madh i grupeve të shpresave, të rinjve, të rriturve sidomos Brezave të Zinj.

Në 18 nëntor zhvillohen testimet e brezave të zinj në Tiranë. Të testuarit instruktorë: Kastriot KOLGEGA, Henri KAMBERI, Alendi MERDANI, Bruss JAKUPI, Stiven JAKUPI dhe Bledi DHIMA si profesionistë iu lindi dëshira të zhvillonin artin marcial të TAEKWONDO-së duke hapur ekipe të reja.

Në 16 dhjetor zhvillohet Kampionati i 18 Kombëtar në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë sportistët më cilësorë përbërës të 17 ekipeve në shkallë kombëtare. Organizimi u krye nga Mjeshtrat Bujar-ARI CAUSHI dhe Ardjan CAUSHI dhe grupet e komisioneve të ndryshme organizative të Federatës. Ky kampionat kishte një rezultat të lartë si nga përbërja teknike dhe nga mënyra e rregullt organizative. Sportistët më cilësorë dhe të suksesshëm të këtij kampionati ishin: Sara PUSHAJ, Arba CECIA, Ani FEKOLLARI, Visar PITUSHI, Bruss JAKUPI, Stiven JAKUPI, Adgert FEZAJ, Taulant BUZI, Xhon BOCI, Gjergj BOBO, Arjol QOSJA dhe Frenki RUKAJ. Ekipet fituese ishin: vendi i parë “Ari Master Academy”, vendi i dytë “Adi Kwan” dhe vendi i tretë “Apollonia Kwan”.

 

Viti 2013

Në 21 prill zhvillohen testimet e Brezave të Zinj në Tiranë. Kjo është një ditë historike për testimin e gradave të larta në Federatën Shqiptare TAEKWONDO I.T.F.  Testimet u drejtuan nga Mjeshtrat Bujar-ARI CAUSHI (B.Z. VI Dan) dhe Ardjan CAUSHI (B.Z. IV Dan), ku u vlerësua stërvitja intensive fizike, teknike dhe psikologjike e kandidatëve të cilët ishin të një rëndësie maksimale për gradat instruktor Brez i Zi II-Dan: Taulant BUZI, Olsi GUXO, Fatjon RRAPOLLARI dhe për instruktor Brezin e ZI III-Dan: Jetnor KAPLLANI, Vladimir KOCI, Andon PAPAJORGJIU.

Në 27-28 prill zhvillohet Seminari Ndërkombëtar i drejtuar nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare Taekwondo Grandmaster CHOI Jung Hwa në Preveza, GREQI. Në këtë seminar të rëndësishëm morën pjesë: Mjeshtër Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI Brez i Zi VI Dan, instruktor Dashamir LLESHI Brez i Zi III Dan, instruktor Vladimir KOCI Brez i Zi III Dan dhe znj.Edlira TAHIRAJ përfaqësuese e grupit organizativ të Federatës Shqiptare Taekwondo.

Në 12 maj u zhvillua Kupa e 18 e Republikës në Elbasan. Në këtë aktivitet morën pjesë 19 ekipe Kombëtare. Ishin gara cilësore dhe me një sfidë të madhe si të brezave me ngjyrë ashtu dhe të brezave të zinj. Moshat pjesëmarrëse ishin nga 5-45 vjec si nga meshkujt dhe nga femrat. Ndihmoi nw organizimin e aktivitetit Bashkia e qytetit, klubi shumwsportwsh Elbasan, instruktor Kastriot KOLGEGA(Brez i Zi I-Dan), drejtuesit e komisioneve të Federatës, Mjeshtër Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI (Brez i zi VI-Dan) dhe Mjeshtër Ndërkombëtar Ardjan CAUSHI (Brez i Zi IV-Dan). Në këtë aktivitet sportistët kampionë ishin: Ani FEKOLLARI, Kastriot KOLGEGA, Arjol QOSE, Frenki RUKAJ, Jozefin HILA, Muhamet PUSHAJ, Fatjon GJIZA, Arba CECIA, Klajda KOLGEGA, Xhorxhina CELAJ, Sara PUSHAJ, Erald MUCA, Frenki RUKAJ dhe Kadri LALA.  Ekipet fituese në këtë aktivitet ishin: në vendin e parë “Ari Master Academy”, në vend të dytë “Adi Kwan”, në vend të tretë “Apollonia Kwan”.

Në 25 – 31 gusht zhvillohet 30 Summer Camp i cili u organizua te kompleksi “OSLO” në Vlorë. Ishte për të theksuar numri i madh i të rinjve, të rriturve, brezave të zinj por edhe fëmijëve bashkë me prindërit e tyre që i shoqëronin. U organizua në një kompleks të këndshëm duke i  plotësuar kështu kërkesat e të gjitha moshave: Stërvitjen e Taekwondo-së, restorantin e mirë dhe luksoz, dhomat afër detit, argëtimet e shumta, vizita në pika historike dhe plazhet në pikat më të mira të zonës.

Në 15 dhjetor zhvillohet Kampionati i 19 Kombëtar në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë të gradave të ndryshme Kup dhe Dan të përbërë nga 20 ekipe në shkallë kombëtare. Organizimi u krye nga Mjeshtri Bujar-ARI CAUSHI dhe Ardjan CAUSHI bashkë me grupet e komisioneve të ndryshme organizative të Federatës. Kampionati ishte i një niveli të lartë si nga përbërja teknike, gjithashtu edukative dhe sportive. Sportistët u përballën me garat ndërmjet njëri-tjetrit në teknikat e mëposhtme: Ushtrime, Dyluftime, Teknika Speciale, Teknika e Forcës. Sportistët më cilësorë dhe të suksesshëm të këtij kampionati ishin: Xhekson TITINI, Donian ZHAPAJ, Arba CECIA, Alda SHALLARI, Nikita KOLA, Ani FEKOLLARI, Frenki RUKAJ, Sokol HADAJ, Klajdi TORO, Lidio ALIMERI, Korrano NAKO, Bledi DHIMA, Hydajet DISHA, Erald MUCA dhe Xhon BOCI.  Me një konkurrencë të madhe ndërmjet ekipeve u përcaktuan dhe 3 skuadra fituese: vendi i parë “Ari Master Academy”, vendi i dytë “Adi Kwan” dhe vendi i tretë “Olsi Kwan”. Për realizmin e këtij aktiviteti të rëndësishëm një ndihmë dhanë sponsorat: ARB Security SH.R.S.F, Kompleksi “OSLO” Vlorë dhe Grafik Line-01 Tiranë.

 

Viti 2014

Në 5 shkurt organizohet festa e 19-vjetorit të formimit të Federatës Shqiptare Taekwondo I.T.F, gjithashtu zhvillohen testimet e brezave të zinj në Tiranë. Të testuarit instruktor Brezi i Zi I-Dan: Arba CECIA, Frenki RUKAJ, Aron MANE, Lidio ALIMERI dhe Korrano NAKO. Një testim kontrolli për njohjen e Brezit të Zi II-Dan zhvillohet për sportistin Manuel GAXHJA.

Në 15 – 16 mars zhvillohet Seminari Ndërkombëtar i drejtuar nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare Taekwondo Grandmaster CHOI Jung Hwa në Dublin, IRLANDE. Në këtë seminar të rëndësishëm mori pjesë Mjeshtër Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI Brezi i Zi VI-Dan. Seminari ishte shumë i rëndësishëm dhe produktiv duke u bazuar në të gjitha teknikat përbërëse të Taekwondo I.T.F. ekzaktesisht sipas manualit të botuar nga Gen. CHOI Hong Hi (themeluesi i TAEKWONDO-së).

Në 18 maj u zhvillua Kupa e 19-të e Republikës në Vlorë. Në këtë aktivitet morën pjesë 200 sportistë të moshave nga 5-55 vjec femra dhe meshkuj përbërës të 21 ekipeve Kombëtare. Sportistët pjesëmarrës u përballën në garat e teknikave të mëposhtme: Ushtrime, Dyluftime, Teknikë Speciale dhe Teknika e Forcës. Drejtuesit e komisioneve të Federatës, Mjeshtër Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI (Brez i zi VI-Dan), Mjeshtër Ndërkombëtar Ardjan CAUSHI (Brez i Zi IV-Dan) dhe organizatorja për aktivitetin e zhvilluar në Vlorë znj.Edlira TAHIRAJ mundësuan në bashkëpunim organizimin më të suksesshëm të Kupës së 19-të të Republikës. Sportistët kampionë të kategorive ishin: Prunela BEGO, Klajdi TORO, Olger PERAJ, Lidio ALIMERI, Enjo BICA, Frenki RUKAJ, Aleks MARKO, Adela OSMANI, Xhekson TITINI, Endi AGALLIA, Arba CECIA, Ani FEKOLLARI, Eliseo HOXHA dhe Era HAJDARI. Renditja e skuadrave në këtë aktivitet rezultoi: Skuadra Kampione me 177 pike “Ari Master Academy” Tiranë, Skuadra nën-Kampione me 118 pikë “Apollonia Kwan” Fier, dy skuadra në vend të tretë me barazim 84 pikë “Adi Kwan” Tirane dhe “AMA Flamurtari” Vlorë. Ky aktivitet u mbështet nga sponsorat tanë: Kompleksi “OSLO” Vlorë, ARB Security, Stile Arredo, Rogat Security, Scooby Doo Fun Club, Eden Market dhe Idea 2 Group.

Në 23-28 korrik zhvillohet Kampionati Botëror I.T.F. në Romë, ITALI. Delegacioni Shqiptar u përfaqësua me 3 sportistë të Kombëtares: Bujar-ARI CAUSHI kategoria e të rriturve profesionist (IV-V-VI Dan) në peshën -70kg, Manuel GAXHJA kategoria e të rinjve instruktor (I-II-III Dan) në peshën -65kg, Frenki RUKAJ kategoria e shpresave breza të zinj (I-II Dan) në peshën -55kg. Në këtë Kompeticion Botëror ishin pjesëmarrës rreth 1650 sportistë profesionistë të brezave të zinj I-VI Dan të përbërë nga 90 shtete prezent. Frenki RUKAJ meritoi vendin e tretë në podium me Medalje Bronzi, Manuel GAXHJA me një konkurrencë të madhe garash arriti të fitojë vendin e tretë në podium me Medalje Bronzi, Bujar-ARI CAUSHI fitoi garat e radhës dhe cerek-finalet. Në gjysëm finale trajneri i sportistit Bujar-ARI CAUSHI nuk ndodhej prezent në atë moment, kështu që automatikisht u penalizua duke u pezulluar nga gara dhe fatkeqësisht u detyrua të jetë në podium në vendin e tretë me Medalje Bronzi.

Në 25-31 gusht zhvillohet 40 Summer Camp i cili u organizua te kompleksi “OSLO” në Vlorë. Ishte një sukses për rritjen e cilësisë teknike të sportistëve dhe sidomos të trajnerëve të cilët ishin të sigurt dhe me energji pozitive për fillimin e vitit stërvitor dhe mësimdhënës nga 1 shtatori deri në 31 korrik. Ditën e fundit u zhvilluan testimet e brezave me ngjyrë për shumë sportistë, gjithashtu testimet për instruktor Brez i Z I-Dan: Muhamet PUSHAJ, Jozefin HILA, Donian ZHAPAJ, Xhorxhina CELA dhe Dorian POTKA. Testim për instruktor Brez i Zi II-Dan zhvillohet për sportistin Kastriot KOLGEGA. Testimi dhe njohja e diplomës Mjeshter Ndërkombëtar Brez i Zi V-Dan për Ardjan CAUSHI kryhet nga Master Angelo SOLDATOS.

Në 5 tetor zhvillohet 10 Open Korca Taekwondo I.T.F. në pallatin e sportit “TAMARA NIKOLLA”. U krijua një mundësi e një kampionati të hapur për të gjithë sportistët, skuadrat dhe shoqatat duke i dhënë një mbështetje pozitive për ngritjen e arteve marciale në lindje të Shqipërisë. Në këtë aktivitet morën pjesë 120 sportistë femra dhe meshkuj nga mosha 5-35 vjec të përbërë nga 18 ekipe në shkallë Kombëtare. Ekipet fituese të renditura në podium ishin: Vendi i parë “Akademia e Arteve Marciale” Korcë, vendi i dytë “Ari Master Academy” Tiranë, vendi i tretë “Apollonia Kwan” Fier. Ky aktivitet u realizua me bashkëpunimin e: “Akademia e Arteve Marciale” Korcë me president instruktor Dorian POTKA, Federata Shqiptare Taekwondo I.T.F me drejtor teknik Mjeshter Bujar-ARI CAUSHI, Klubi shumsportësh “SKENDERBEU” me shefe klubi znj.Tatjana MARASH dhe Bashkia e qytetit Korcë me kryetar z.Sotiraq FILO.

Në 16 nëntor zhvillohet Seminar Kombëtar teknik dhe organizativ në Shkodër. Ky seminar u organizua nga instruktori i ekipit të Shkodrës Zefi HILA dhe u drejtua nga mjeshtër ndërkombëtar Bujar-Ari CAUSHI Brez i Zi VI Dan.  Në këtë aktivitet morën pjesë 45 anëtarë nga 22 ekipe mbarëkombëtare, të cilët arritën të përfitonin njohuri maksimale për rolet si: trajner, gjyqtar dhe instruktor të Federatës Shqiptare Taekwondo I.T.F. Ky aktivitet konsolidoi aftësitë teknike dhe organizative të anëtarëve pjesëmarrës në aktivitete, sidomos për kampionatin pasardhës 28 ditë më vonë më 14 dhjetor.

Në 14 dhjetor zhvillohet Kampionati i 20 Kombëtar në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë 210 sportistë të gradave të ndryshme Kup dhe Dan të përbërë nga 22 ekipe në shkallë kombëtare. Organizimi u krye nga Mjeshtrat Bujar-ARI CAUSHI dhe Ardjan CAUSHI bashkë me grupet e komisioneve të ndryshme organizative të Federatës. Ekipet u përballën edhe me ushtrimet në skuadër ndërsa sportistët u përballën me gara individuale ndërmjet njëri-tjetrit në teknikat e mëposhtme: Ushtrime, Dyluftime, Teknika Speciale, Teknika e Forcës. Sportistët më cilësorë dhe të suksesshëm të këtij kampionati ishin: Prunela BEGO, Darli HOXHA, Alda SHALLARI, Enjo BICA, Grejsi MERKOCI, Kristo PAPADHOPULI, Sara PUSHAJ, Elefteria PAPADHOPULI, Endri GJOSHI, Manuel GAXHJA, Donian ZHAPAJ, Arjana TORO, Renald CEJKU, Ani FEKOLLARI, Kastriot KOLGEGA.  Me një konkurrencë të madhe ndërmjet ekipeve u përcaktuan dhe skuadrat fituese: Vendi i parë “Ari Master Academy” Tiranë, Vendi i dytë “Adi Kwan” Tiranë, Vende të treta me barazim pikësh “Sport Academy Manuel” Elbasan dhe “Ari Master Academy” Vlorë. Mbeshtetën realizimin e aktivitetit kombëtar sponsorat tanë: ARB Security, Shkolla jo publike “Kristaq Rama”, Rrogat Security dhe Grafik Line-01.

 

Viti 2015

Në 5 shkurt organizohet festa e 20-vjetorit të formimit të Federatës Shqiptare Taekwondo I.T.F., gjithashtu zhvillohen testimet e Brezave të Zinj në Tiranë. Sportistët e testuar për instruktor Brezi i Zi I-Dan ishin: Xhekson TITINI, Sara PUSHAJ, Aldo ZHAPAJ, Elefterie PAPADHOPULI, ndërsa sportistët e testuar për Brez të Zi II-Dan ishin: Përparim KAMBERAJ dhe Ani FEKOLLARI.

Në 15 prill u zhvillua një pjesëmarrje e gjerë në Show-televiziv “Tu si que vales” në Vizion Plus TV. Në këtë kompeticion të bukur televiziv elita e Federatës Shqiptare TAEKWONDO I.T.F. (sportistë cilsorë, sportistë të kombëtares, trajnerë, instruktorë, mjeshtra dhe organizatorë) demostruan në mënyrë spektakolare artin e kompletuar të Taekwondo-së tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, duke arritur të kalojnë në fazën pasardhëse.

Në 17 maj u zhvillua Kupa e 20 e Republikës në Lushnje. Në këtë aktivitet morën pjesë 220 sportistë të moshave nga 5-55 vjec femra dhe meshkuj përbërës të 23 ekipeve Kombëtare. Sportistët pjesëmarrës u përballën në garat e teknikave të mëposhtme: Ushtrime, Dyluftime, Teknikë Speciale dhe Teknika e Forcës. Instruktori i ekipit të  Lushnjes Xhon BOCI, drejtuesit e komisioneve të Federatës, Mjeshtër Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI (Brez i Zi VI-Dan), Mjeshtër Ndërkombëtar Ardjan CAUSHI (Brez i Zi V-Dan) bashkëpunuan në grup me sukses për organizimin e Kupës së 20 të Republikës. Sportistët kampionë të kategorive: Gerald BINAJ, Najel HOXHA, Darli HOXHA, Leonard BUZANI, Alda SHALLARI, Arbi MUSTAFAJ, Nikita KOLA, Mario OLLDASHI, Bektash MERKURI, Irini CAUSHLLARI, Donian ZHAPAJ, Angjelo ZHGABA, Alkida JAUPI, Ani FEKOLLARI, Xhekson TITINI dhe Ismet SPADA. Renditja e skuadrave në këtë aktvitet rezultoi: Skuadra Kampione “Ari Master Academy” Tiranë, Skuadra nën-Kampione “Adi Kwan” Tiranë, në vend të tretë me barazim pikësh “Emiljan Sport Academy” Fier dhe “Akademia e Arteve Marciale Korçë”. Ky aktivitet u mbështet nga sponsorat tanë: Bashkia e qytetit Lushnje, ARB Security dhe Kompleksi “OSLO” Vlorë.

Në 23-26 korrik zhvillohet Kampionati Europian i Taekwondo-së I.T.F. në Chisinau, MOLDAVI. Në këtë aktivitet morën pjesë 450 sportistë profesionistë të brezave të zinj nga I-VI Dan nga 30 shtete. Nga Federata Shqiptare u mundësua perfaqësimi vetem me Mjeshtrin Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI profesionist i Brezit të Zi VI-Dan. Prezantimi në pjesëmarrje është në të katër teknikat garuese: Ushtrime, Teknikë Speciale, Teknikë Force dhe Dyluftime në pesha -70kg. Eksperienca disa vjecare në këtë sport dhe stërvitja intensive e 3-muajve përpara Kampionatit, krijoi mundësine e fitores në të gjitha garat me kundërshtarët, duke u vlerësuar denjësisht në majën më të lartë të podiumit. Ekzaktësisht fitohen: Kampion Europe me Medalje Ari në Dyluftime, Kampion Europe me Medalje Ari në Ushtrime, Kampion Europe me Medalje Ari në Teknikë Speciale dhe nën-Kampion Europe me Medalje Argjendi në Teknikën e Forcës. Me 11 pikë të fituara nga 12 pikë të mundshme meritoi automatikisht Kupën si Kampion Absolut Europe në kategorinë e Profesionistëve.

Në 24-30 gusht zhvillohet 50 Summer Camp i cili u organizua te kompleksi “OSLO” në Vlorë. Tashmë është bërë traditë organizimi i seminarit veror ku është për të theksuar edhe pjesëmarrja e sportistëve të huaj. Qëllimi suprem është rritja e cilësisë teknike të sportistëve dhe sidomos të trajnerëve të cilët janë të sigurt dhe me energji pozitive për fillimin e vitit stërvitor dhe mësimdhënës nga 1 shtatori deri në 31 korrik. Ditën e fundit u zhvilluan testimet e brezave me ngjyrë për shumë sportistë, gjithashtu testimet për instruktorë Brez i Zi I-Dan: Erald MUCA, Fatjon GJIZA, Klajda KOLGEGA dhe Kadri LALA.

Në 4 tetor zhvillohet i 20 Open Korca Taekwondo I.T.F në pallatin e sportit “TAMARA NIKOLLA”.  Në këtë aktivitet morën pjesë 140 sportistë femra dhe meshkuj nga mosha 5-35 vjec të përbërë nga 25 ekipe në shkallë kombëtare. Ky aktivitet u realizua me bashkëpunimin e: “Akademia e Arteve Marciale Korcë” me president instruktor Dorian POTKA Brez i zi II-Dan dhe Federata Shqiptare Taekwondo I.T.F. me drejtor teknik Bujar-ARI CAUSHI Brez i Zi VI Dan. Ekipet fituese të renditura në podium ishin: Vendi i parë “Akademia e Arteve Marciale Korce”, vendi i dytë “Ari Master Academy” Tiranë, Vendi i tretë “Adi Kwan” Tiranë. Ky aktivitet u mbështet nga sponsorat tanë:  “Alex BICOLLI” Sponsor/General , Fabrika e Qumështit ”VITA 2001”, Big Bill dhe Uji DIOS.

Në 28-29 nëntor zhvillohet Open I.T.F. Championship në Spezzano Albanese, ITALI. Në këtë aktivitet morën pjesë: Xhekson TITINI Brezi i Zi I-Dan, Alda SHALLARI brez i kuq 2-Kup dhe Eni LAMAJ brez jeshil 6-Kup të shoqëruar nga trajneri dhe presidenti i delegacionit Mjeshtër Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI. Delegacioni Shqiptar u prezantua në mënyrë dinjitoze duke merituar medalje prestigjoze: Xhekson TITINI vend i dytë me Medalje Argjendi në Dyluftime dhe vendi i dytë me Medalje Argjendi në Ushtrime, Alda SHALLARI vend i parë me Medalje Ari në Dyluftime dhe vendi i dytë me Medalje Argjendi në Ushtrime, Eni LAMAJ vendi i dytë me Medalje Argjendi në Dyluftime dhe vendi i tretë me Medalje Bronzi në Ushtrime.

Në 12-13 dhjetor organizohet 10 Open Europian Gen.CHOI I.T.F & Kampionati i 210 Kombëtar. Në fillim organizohet një seminar teknik për sportistë, trajnerë, gjyqtarë dhe instruktorë të drejtuar nga 3 master: KIRIAKIDIS(VIII-Dan), MARTELLA(VII-Dan) dhe SOLDATO(VII-Dan). Në këtë event morën pjesë 235 sportistë femra dhe meshkuj të moshave nga 5-55 vjec, të gradave nga 90 Kup deri në VIII-Dan të përbërë nga 25 ekipe të Shqipërisë si dhe 6 ekipe nga shtete të ndryshme të Europës. Sportistët u përballën me gara individuale ndërmjet njëri-tjetrit në teknikat e mëposhtme: Ushtrime, Dyluftime, Teknika Speciale, Teknika e Forcës. Sfida e garave ndërmjet sportistëve ishte shumë e madhe, si për sportistët e brezave me ngjyrë ashtu dhe për profesionistët e brezave të zinj nga I-IV Dan. Kampionati shkoi në një mënyrë shumë të mirë organizative falë punës së palodhur dhe të rregullt të gjyqtarëve shqiptarë gjithashtu dhe shumë gjyqtarëve të huaj. Dolën në mënyrë të rregullt kampionët absolutë të kategorive në këtë kampionat, të cilët ishin: Noel ARIFI, Ana ZIKAJ, Armando ZEQIRAJ, Henri ISUFI, Havjola HOXHA, Alda SHALLARI, Klevi BEKTESHI, Frenki MEMELLI, Eni LAMAJ, Rei SALIASI, Bektash MERKURI, Artjol BREGU dhe Ivan JOSIFOSKI. Me një konkurrencë të madhe ndërmjet ekipeve u përcaktuan dhe  skuadrat fituese: Vendi i parë “Ari Master Academy” Tiranë, vendi i dytë “Adi Kwan” Tiranë, vendi i tretë “Rimi Sport Academy” Vlorë. Mbeshtetën realizimin e aktivitetit të rëndësishëm sponsorat tanë: SIGAL, ARB Security,  Kompleksi “OSLO” Vlorë, Akademia ELITA dhe Shkolla jopublike “Kristaq Rama”.

 

Viti 2016

Në 9 – 10 janar organizohet seminari Europian për instruktor dhe mjeshtra në Znojmo, REPUBLIKA CEKE. Ky seminar i rëndësishëm drejtohet nga Grandmater Trevor NICHOLL S. Nga Federata Shqiptare mori pjesë Mjeshtër Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI (VI-Dan). Seminari ishte efikas dhe shumë i rëndësishëm për teknikat agoniste si dhe për stabilitetin e mësimdhënies në Taekwondo.

Në 5 Shkurt organizohet festa e 21-vjetorit të formimit të Federatës Shqiptare Taekwondo I.T.F, gjithashtu zhvillohen testimet e Brezave të Zinj në Tiranë. Sportistët e testuar për instruktor Brezi i Zi I-Dan ishte: Klajdi TORO ndërsa sportistë të testuar për Brez i Zi II-Dan ishin: Dorian POTKA dhe Muhamet PUSHAJ si dhe për Brezin e Zi III-Dan Manuel GAXHJA.

Në 13 mars zhvillohet Seminar Kombëtar teknik dhe organizativ në Shkodër. Ky seminar u organizua nga: palestra “Shqipnia”, instruktori i ekipit të Shkodrës Zefi HILA dhe u drejtua nga mjeshtër ndërkombëtar Bujar-Ari CAUSHI Brez i Zi VI Dan. Në këtë aktivitet morën pjesë 45 anëtarë nga 22 ekipe mbarëkombëtare, të cilët arritën të përfitonin njohuri maksimale për rolet si: trajner, gjyqtar dhe instruktor të Federatës Shqiptare Taekwondo I.T.F..

Në 9-10 Prill zhvillohet Open II Championship në Lefkadha, GREQI. Delegacioni Shqiptar ishte i kompletuar me përbërjen e 12 sportistëve: Ani FEKOLLARI II-Dan, Xhekson TITINI I-Dan, Klajdi TORO I-Dan, Fatjon GJIZA I-Dan, Dart MUSTA I-Kup, Klevi FEZAJ I-Kup, Alda SHALLARI II-Kup, Bektash MERKURI II-Kup, Orgito ZELJA II-Kup, Armando ZEQIRAJ IV-Kup, Eni LAMAJ V-Kup, Kodi SHAPHASA VII-Kup, 2 trajnerë: Ardjan CAUSHI B.Z. V-Dan dhe Manuel GAXHJA B.Z. III-Dan dhe 4 gjyqtarë Bujar-ARI CAUSHI B.Z. VI-Dan(dhe president i delegacionit), Perparim KAMBERAJ II-Dan, Dorjan POTKA II-Dan dhe Muhamet PUSHAJ II-Dan. Sportistët Shqiptarë që morën pjesë ishin përgatitur 3 muaj intensivisht duke marrë 22 medalje prestigjoze në podium dhe 3 kupa si sportistët më të mirë të kategorive. Një ndihmë të rëndësishme gjatë aktivitetit dha znj.Edlira TAHIRAJ përfaqësuese e grupit organizativ të Federatës Shqiptare Taekwondo.

Në 15 maj u zhvillua Kupa e 21 e Republikës në Kucovë. Në këtë aktivitet morën pjesë 220 sportistë të moshave nga 5-55 vjec femra dhe meshkuj përbërës të 23 ekipeve Kombëtare. Sportistët pjesëmarres u përballën në garat e teknikave të mëposhtme: Ushtrime, Dyluftime, Teknikë Speciale dhe Teknika e Forcës. Drejtuesit e komisioneve të Federatës, Mjeshtër Ndërkombëtar Bujar-ARI CAUSHI(Brez i Zi VI-Dan), Mjeshtër Ndërkombëtar Ardjan CAUSHI(Brez i Zi V-Dan) dhe instruktor Andon PAPAJORGJIU(Brez i Zi III-Dan) bashkëpunuan në grup me sukses për organizimin e Kupës së 21 të Republikës. Sportistët kampionë të kategorive: Arber HAJDINI, Geralda HOXHA, Egi XHAFA, Bruno PAPAJORGJIU, Elijet SHAHOLLI, Sabjan KUQARI, Ermal KAPRI, Kristi PASHKO. Renditja e skuadrave në këtë aktivitet rezultoi: Skuadra Kampione “Ari Master Academy” Tiranë, Skuadra nën-Kampione “Rimi Sport Academy” Vlorë, në vend të tretë me barazim pikësh “Adi KWAN” Tiranë dhe “Akademia e Arteve Marciale Korçë”. Ky aktivitet u mbështet nga sponsorat tanë: Bashkia e qytetit Kucove, ARB Security dhe Kompleksi “OSLO” Vlorë.

Në 5 qershor zhvillohet spektakël i arteve marciale në Pogradec. Ky spektakël u drejtua nga instruktori i Pogradecit Dritan LUSHKA dhe u organizua nga Federata Shqiptare e Taekwondo-së me president mjeshtër ndërkombëtar Bujar-Ari CAUSHI Brez i Zi VI Dan në bashkëpunim me shefin e klubit shumësportësh Arjan TEROLLI dhe mbështetjen e BashkisëPogradec. Në këtë spektakël u përfshinë 100 sportistë, trajnerë, instruktorë të arteve marciale Kung fu dhe Taekwondo në shkallë kombëtare. Në shkallët e Pallatit të Sportit publiku pogradecar shijoi spektaklin e gjerë përbërës të të gjitha teknikave të arteve marciale.