Ditën e shtunë datë 31/03/2018 nga ora 11:00-13:00 do të zhvillohet një Seminar Teknik dhe organizativ Kombëtar i TAEKWONDO-së. Trajnerët dhe Gjyqtarët e ҫdo ekipi duhet të marrin pjesë në këtë Seminar që zhvillohet në selinë e Federatës (Palestra A.M.A). Pjesëmarrësit do të jenë nga Brezi i Kuq(2Kup) deri në Brezin e Zi VII-Dan të moshave nga 14 deri në 65 vjeҫ.
Në fund të Seminarit do shihet gjëndja e Anëtarësimeve & Pasaportave T.K.D gjithashtu do të përcaktohen gjyqtarët e Aktiviteteve të Federatës. Nuk duhet të ketë mungesa Seminari është vendimtarë për pjesëmarrje në Aktivitetet e Federatës dhe Testimet e Gradave. Prezantimi do të jetë në orën 11:00 (fiks) gjithashtu konfirmoni numrin e pjesëmarrësve të ekipit TUAJ…

Me respekt Master ARI

 Seminar Teknik dhe organizativ Kombëtar i TAEKWONDO-së

Seminar Teknik dhe organizativ Kombëtar i TAEKWONDO-së

Comments are closed.