U zhvillua nje konference per thellimin e organizates Kombetare Antidoping

Fjalen e Hapjes e pati Z.Vladimir Gjonaj (Drjetor i Sportit) , dhe pas tij kishte fjalen pershendetese Z.Kostandin Shkurti ( Zv. Minister i Arsimit, Sportit dhe Rinise)

Tema: Prezantim i Informacionin mbi themelimin e Organizates Kombetare Anti Doping dhe iniciatives te MASR per krijimin e database te sportisteve qe performojne jashte. U zhvilluan dhe diskutime te ndryshme rreth sportit dhe sportisteve.

Veprimtarinë kundër dopingut në Republikën e Shqipërisë e drejton Komisioni Kombëtar Antidoping, i cili është një strukturë këshillimore e Ministrit pergjegjës të  Sporteve,

Përbërja, funksionimi, të drejtat dhe detyrat e këtij Komisioni përcaktohen me urdhër të Ministrit përgjegjës për Sportin.

Komisioni Kombëtar Antidoping dhe Etikës Sportive  rekomandon  Ministrit përgjegjës për Sportin marrjen e masave të parashikuara ndaj personave, që përdorin ose nxisin përdorimin e dopingut.

Federatat Shqiptare të Sportit pranojnë autoritetin e Komisionit Kombëtar Antidoping dheEtikës Sportive  për kontrollin e sportistëve, anëtarë të tyre dhe dënimin e përdoruesve të dopingut. Ky detyrim përcaktohet në statutin e federatës.

Komisioni Kombëtar Antidoping dhe të gjitha organizatat sportive janë të detyruara të respektojnë antidopingun, të përcaktuar në dispozitat e Konventës Europiane Antidoping të vitit 1989, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.9242, datë 17.6.2004.

 

Comments are closed.