13 Dhjetor 2026
Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, TIRANË
Federata Shqiptare Taekwondo I.T.F. organizon më 13 dhjetor 2026 edicionin e 32° të Kampionatit Kombëtar në Taekwondo I.T.F., si dhe edicionin e 6° Open European Gen. CHOI TKD-ITF.
Si çdo Federatë në Shqipëri, aktivitetet ZYRTARE fillojnë nga Kampionati Kombëtar… ku për F.SH.Tae është një tjetër moment i RËNDËSISHËM në kalendarin-vjetor të Taekwondo I.T.F. Të gjithë bashkë: Trajnerë, Gjyqtarë, Organizatorë dhe Sportistë të moshave të ndryshme, vendosen në PROVË për gjatë ditës në dedikimin të: Sportit, Entuziazmit, Disiplinës dhe Përkushtimit.
Kampionati është i hapur për pjesëmarrës nga mosha 5 deri në 55 vjeç, Femra dhe Meshkuj, të përfshirë në kategoritë:
• Zogjtë: 5-6 vjeç
• Dragonjtë: 7-8 vjeç
• Fëmijët: 9-11 vjeç
• Shpresat: 12-14 vjeç
• Të Rinjtë: 15-17 vjeç
• Të Rriturit: 18-34 vjeç
• Zotërinjtë: 35-55 vjeç
INFORMACIONE MBI AKTIVITETIN
• Data: 13 Dhjetor 2026
• Ora: 08:30 – 15:30
• Vendndodhja: Pallati i Sportit “Asllan Rusi”
• Adresa: Rruga “Dritan Hoxha”, TIRANË
Për informacione të mëtejshme dhe komunikim lidhur me aktivitetin, kontaktoni Federatën Shqiptare Taekwondo I.T.F.
Cel. & WhatsApp:
+355 69 488 8579
Email zyrtar:
info@albaniantaekwondo.al
Federata Shqiptare Taekwondo I.T.F. (F.SH.Tae 🇦🇱🥋🥊), mirëpret Sportistë, Trajnerë, Gjyqtarë & Organizatorë, si VENDAS 🇦🇱 dhe të HUAJ 🇪🇺. Gjithashtu, ne mirëpresim komunitetin SPORTDASHËS të Taekwondo I.T.F. në Pallatin e Sportit, për të qenë pjesë e Kampionatit si: Festë, Emocion dhe Aktivitet.
Televizione, Radio, Gazeta dhe Rrjetet Sociale do të jenë informuese dhe pasqyruese të këtij Kampionati të RËNDËSISHËM 🌐🥋🥊👀🤝📒


Facebook
Youtube
Twitter
Instagram