Çfarë është TAEKWON-DO?

Ti japësh një përkufizim këtij “ARTI MARCIAL” nuk është e lehtë, për më tepër nuk është vetëm një mënyrë për tu vetëmbrojtur e bazuar në tekniken e këmbëve, duarve dhe psikologji, por përfshin një stil jetese që të përball me njohjen e unit (vetvetes). Në gjuhën letrare fjala Koreane Tae Kwon Do e ndarë në tre ideograma është arti i kombinimit të gjuajtjeve me këmbë në ajer dhe goditjeve me grushta duke vënë në funksion trurin.

logo 1

TAE = Teknikë këmbësh (shkelma: të ndryshëm, rotullues, në ajër)

logo 2

KWON = Teknikë duarsh (grushtim, bllok, goditje speciale)

logo 3

DO = art, psikologji

Nga këndvështrimi praktik, kjo njohje e thelluar e vetvetes, përforcohet nga një stërvitje e fortë fizike, ku çdo praktikant duhet të gjejë në vetvete forcën e përmirësimit fizik, mendor dhe shpirtëror. Përshtatja me Taekwon-do është e drejtperdrejtë dhe e thjeshtë, forca e saj e vërtetë rrjedh nga thjeshtësia e saj e dukshme. Lëvizjet e saj reflektojnë moton e valëve të detit, ato janë të rrjedhshme, pa ndalesa të papritura, lidhen në një harmoni teknikash që lindin  njëra nga përfundimi tjetrës. Teknikat fizike në Taekwon-do bazohen në parimet e shkencës moderne dhe në veçanti nga fizika njutoniane e cila mëson të gjenerosh maksimumin e forcës.

Gjeneral CHOI HONG HI (Themeluesi i Taekwon-do, Grand Master Brez i Zi IX-Dan) ka krijuar një shumëllojshmëri të pasur teknikash që mund të përdoren në çdo situatë dhe që bazohen në parimet e mëposhtme:

  1. Çdo lëvizje ka si objektiv prodhimin e fuqisë maksimale në lidhje me formulat shkencore dhe parimit të energjise kinetike.
  2. Parimet që qëndrojnë pas teknikave duhet te jenë kaq të qarta në mënyrë që kush nuk e njeh Taekwon-do të jetë i aftë të dallojë një lëvizje të saktë nga një e gabuar.
  3. Largësia dhe mënyra e çdo levizjeje duhet të jenë të përkufizuara saktësisht në mënyrë për të realizuar një sulm ose një mbrojtje më efikase.
  4. Qëllimi dhe metoda e çdo lëvizjeje duhet të jenë të thjeshta dhe të qarta, për të lehtësuar mësimin e saj dhe proçesin e mësimit.
  5. Metodat e mësimit racional duhet të zhvillohen në mënyrë që të gjithë, të rinj dhe të moshuar, femra dhe meshkuj, mund të shijojnë përfititmet e Taekëon-do.
  6. Mënyrat korrekte të frymëmarrjes duhet të mësohen duke rritur shpejtësinë e çdo lëvizjeje dhe duke ulur lodhjen.
  7. Duhet përvetësuar goditja e çdo pike jetësore të trupit dhe duhet të jetë e mundur të mbrohesh nga të gjitha llojet e sulmeve.
  8. Duhet të shndërrohet mënyra e qartë e sulmit në funksion të trupit njerëzor.
  9. Çdo lëvizje duhet të jetë e lehtë për tu zbatuar duke i lejuar studentëve të shfrytëzojne Taekwon-do si një sport dhe rikrijim.
  10. Duhet përqëndruar dhe konsideruar veçanërisht promovimi i shëndetit dhe përvetesimi i leksioneve.

 

Çdo levizje duhet të jetë në harmoni dhe ritëm në mënyrë që Taekwon-do të jetë estetikisht e bukur.

Pjesëmarrja në keto parime e bëjnë Taekwon-do nje art marcial, nje art të estetikës, një shkencë dhe një sport.

Gjeneral CHOI  zbulon sekretet e stërvitjes në Taekwon-do që çdo student duhet të imagjinojë në mënyrë të qarteë në mendjen e tij.

  1. Të studiosh në thellësi teorinë e fuqisë.
  2. Të kuptosh objektivin është mënyra e çdo stërvitjeje në mënyrë të qartë.
  3. Të realizosh lëvizjen e syve, të duarve, të këmbëve dhe frymëmarrjen, në një aksion të vetëm të koordinuar.
  4. Të zgjedhësh mjetet e sulmit në mënyrë të përshtatshme për çdo pikë jetësore.
  5. Të familjarizohesh me çdo pikë apo largësi të duhur të çdo sulmi.
  6. Të mbash pak të shtendosura krahët dhe këmbët gjatë ekzekutimit të levizjeve, ndërsa gjatë kontaktit të tendosura në maksimum, sidomos në goditjet “piston”.
  7. Përgjithësisht lëvizja duhet të fillojë me një lëvizje pak mbrapa, me përjashtim të disa aksioneve. Megjithatë, pasi të kemi filluar lëvizjen nuk duhet të ndalojmë derisa të kemi arritur objektivin mbi kundershtarin.
  8. Të krijohen lëvizje me valëzim (harmonike) duke përdorur në mënyre korrekte gjunjet.
  9. Frymënxjerrje e shkurtër në momentet e çdo goditjeje,  me perjashtimin e rasteve në lëvizjet: të ngadalësuara, të shpejta, të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme.

“Të rrisësh te njeriu urtësine, të lindësh dhe të zhvillosh në shpirtin e tij dinjitetin, vetëdijen e aftësive të veta fizike dhe morale, duke e larguar nga çdo veprim i dhunshem dhe i padrejtë, ky është fundi suprem i TaeKwon-Do ”                                                                                                                  

Nga Gjeneral CHOI HONG HI.