Rregullore e Brendshme e Anëtareve në TAEKWONDO
1– Çdo sportist i palestrave të ndryshme të Republikës është ekskluzivisht pjesëtar i të vetmes
“Federatë SHqiptare Taekwondo I.T.F.”
2- Çdo sportist që plotëson një formular regjistrimi në një Shoqatë Sportive është automatikisht i anëtarësuar në Federatën Shqiptare të Taekwondo, duke u pajisur me Pasaportë TKD në të cilën mund të firmosin vetëm drejtuesit e aktivitetit nga gradat IV-Dan deri në IX-Dan. Anëtarësimi është i vlefshëm për një periudhë 1 vjeçare; p.sh 1 Tetor 2014 – 30 Shtator 2015.
3- Çdo sportist është i detyruar të paraqitet në palestër: i rregullt, i pastër, me thonj të prerë, gjithashtu me pajisjet e përcaktuara nga federata si: kostumi i TKD, brezi përkatës dhe pajisjet e dyluftimeve.
4- Është i ndaluar në stërvitje rreptësisht konsumimi i: çamçakëzave, karameleve, si dhe mbajtja e bizhuterive si vath, ora, unaza, varëse, pirsing, ose gjithçka tjetër që shkakton dëme tek vetë sportisti ose tek koleget e tjerë.
5- Në rast humbje sendesh të klientëve në ambjentet e palestrës, drejtuesit nuk mbajnë përgjegjësi nëse nuk u janë dorezuar atyre!
6- Çdo sportist është i detyruar të paraqitet në palestër në orarin e përcaktuar dhe s’mund të largohet para kohe nëse nuk ka marre leje nga drejtuesit.
7- Sportistët minorenë që regjistrohen në aktivitetet sportive, janë të detyruar të shoqërohen nga prinderit ose kujdestarin e tyre që të plotësojnë me konsensus të plotë formularin e anetarësimit.
8- Sportistët nga mosha 5 deri ne 14 vjeç do të largohen nga ambjenti sportiv vetëm duke u shoqëruar nga prindërit, në rast të kundërt shoqërues të tjerë duhet të kenë një dokument identifikimi të prindërve të sportistit.
9- Sportistët duhet të respektojnë ambjentet e zhveshjes për kohën dhe higjienën duke i përdorur ato për funksionin që kane.
10- Kur sportisti regjistrohet, federohet, sigurohet në Federatë, prindërit kanë detyrim të informojnë gjendjen e mëparshme shëndetësore të sportistit tek trajnerët ose drejtuesit e Federatës.
11- Anëtaret e TKD duhet të njohin dhe të zbatojnë me përpikmëri 5 pikat e betimit dhe 5 principet e TKD, pa dallim kulturor dhe etnik duke respektuar këdo që ndodhet brenda “kostumit tradicional të TKD”.
12- Sportisti kur është me kostumin e TKD (DOBOK) nuk duhet rreptësisht të konsumojë: duhan, alkool, doping, etj, gjithashtu nuk duhet të perdorë fjalor të papershtatshëm në ambientet sportive.
13- Sportistët e TKD duhet të ndihen të privilegjuar dhe të vetëdijshëm që ushtrojnë një disiplinë të arteve marciale të shkëlqyer. Ky sport zhvillon tek njeriu krenarinë, sigurinë dhe fisnikërinë, kështu që për këto vlera të devotshme sportistë duhet të jenë të sjellshëm në jetën e tyre, brenda dhe jashtë ambienteve sportive.
14- Kalimi i sportistëve nga një shoqate (ekip) në një tjetër, është i mundur të kryhet vetëm në periudhen 01-30 Shtator të çdo viti. Në të kundërt ndërrimi i shoqatës gjatë anetarësimit në periudhën e rregullt do të gjobitet me pagesën e muajve të mbetur të vitit.
15- Nëse njënga Instruktorët e një Shoqate kërkohet për mësimdhenie nga nje Shoqatë tjetër, pala e dytë duhet tëbashkëpunojë në arritjen e konsensusit për një Kontratë Ekonomike.
16- Për interesin e përbashkët dhe ruajtjen e ekuilibrit – harmonisë të Instruktorëve, Trajnerëve dhe Shoqatave të F.SH.T. vendndodhja e hapjes së një ambienti të ri sportiv duhet të përmbushë distanca si më poshtë:
- Në qytetet e mëdha, largësia të jetë mbi 2 km nga një palestër në tjetrën.
- Në zonat rurale, largësia të jetë mbi 10 km nga një palestër në tjetrën.
Rregullore Teknike e Anëtareve në TaeKwonDo
1– Të gjithë sportistët me grada (Kup – Dan) që vijnë nga Federata ose Skuadra të tjera të Arteve Marciale, mund të regjistrohen në Federatën SHqiptare Taekwondo I.T.F, duke ju përshtatur rregullores teknike. Për gradat e brezave me ngjyrë, sportisti duhet ti nënshtrohet një provimi të përgjithshëm nga Trajneri ose Instruktori i Ekipit dhe më pas vazhdon për gradat pasardhëse. Për gradat e Brezave të Zinj I-II-III-IV-V-VI Dan sportisti duhet ti nënshtrohet një provimi të përgjithshëm nga Drejtori Teknik i Federatës dhe më pas vazhdon për gradat pasardhëse.
2– Sportistët Kampionë që kanë grumbulluar më shumë pikë në 4 Teknikat Garuese të Kampionateve: Ushtrime, Dyluftime, Teknike Speciale dhe Teknike e Forcës sipas Programit I.T.F.(të përcaktuara nga Manuali i TKD në Shqip), automatikisht quhen Sportistët e Kombëtares Shqiptare Taekwondo I.T.F.
3– Sportistët e Kombëtares duhet të jenë mbi 14 vjeç, si dhe të gradave nga 1° Kup – VI Dan Stërvitja e tyre do të bëhet sipas një programi duke pare gradat qëkanë, por edhe në varësi të pjesëmarrjes në aktivitetin ndërkombëtar që është përcaktuar.
4– Sportistët e Kombëtares dhe çdo sportist i F.SH.T. duhet tëjetë i pajisur me kostum (Dobok) të homologuar nga Federata. Në kostumin e TKD vendosja e logos së Shoqatës (me permasat e paracaktuara) është e mundur vetëm me miratimin e Drejtuesve të Shoqates. Çdo logo ose stampë (reklamë) në kostumin e TKD është e vendosur dhe e përcaktuar nga Drejtuesit e Federates.
5– Nëse Sportisti shfaq sjellje negative brenda ambjenteve të palestres, pezullohet nga stërvitja në palestër për një periudhë një mujore. Nëse sportisti përsërit ose shfaq sjellje më negative brenda, jashtë si dhe në aktivitete të TKD, atëherë shënohet në Pashaportën e TKD masa e përjashtimit nga Federata.
6– Në palestër sportistët janë të detyruar të njohin figurën e I, II, III – Dan duke theksuar titullin “INSTRUKTOR” para emrit.
7– Sportistët, instruktorët, prindërit dhe të afërmit e tyre, duhët të njohin figurën e IV, V, VI – Dan duke theksuar titullin “MJESHTER” para emrit, si brenda dhe jashtë ambjentit sportiv.
8– Sportistët, instruktorët, mjeshtrët, prindërit dhe të afërmit e tyre duhet të njohin figurën e VII, VIII – Dan duke theksuar titullin “MASTER” dhe IX – Dan “GRANDMASTER”, në shenjë nderimi dhe respekti në çdo ambjent ku janë të pranishëm këto figura.
9– Sipas rregullores teknike të I.T.F. dhe F.SH.T. komisioni i provimeve dhe i testimeve është i përbërë nga tre anëtare. Presidenti i Komisionit duhet të jetë minimumi me graden si më poshte:
- I-Dan teston deri në brezin Blu (4° Kup)
- II-Dan teston deri në brezin e Kuq (2° Kup)
- III-Dan teston deri në brezin ½ te Zi (1° Kup)
- IV-Dan teston deri në brezin e Zi I-Dan
- V-Dan teston deri në brezin e Zi II-Dan
- VI-Dan teston deri në brezin e Zi III-Dan
- VII-Dan teston deri në brezin e Zi V-Dan
- VIII-Dan teston deri në brezin e Zi VI-Dan
- IX-Dan teston deri në brezin e Zi VII-Dan
- President i I.T.F. dhe Komiteti Drejtues i I.T.F. vleresojnë për MASTER VIII-Dan dhe GRANDMASTER IX-Dan.