Home

Cfare eshte TAEKWON-DO?

Ti japesh nje perkufizim ketij “ARTI MARCIAL”, nuk eshte e lehte, per me teper nuk eshte vetem nje menyre per tu vetmbrojtur e  bazuar ne tekniken e kembeve, duarve dhe psikologji, por  perfshin nje stil jetese qe te perball me njohjen e unit (vetvetes). Ne gjuhen letrare fjala Koreane Tae Kwon Do e ndare ne tre ideograma eshte arti i kombinimit te gjuajtjeve  me kembe ne ajer  dhe  goditjeve me grushta duke vene ne funksion trurin .

logo 1

TAE = Teknik kembesh (shkelma: te ndryshem, rotullues, ne ajer)

logo 2

KWON = Teknik duarsh (grushtim, bllok, goditje speciale)

logo 3

DO = art, psikologji

Nga kendveshtrimi praktik kjo njohje e thelluar e vetvetes, perforcohet nga nje stervitje e forte fizike, ku cdo praktikant duhet te gjeje ne vetvete forcen e permirsimit fizik, mendor dhe shpirteror. Pershtatja me Taekwon-do eshte e drejtperdrejt dhe e thjeshte, forca e saj e vertet rrjedh nga thjeshtesia e saj e dukshme. Levizjet e saj reflektojne moton e valeve te detit, ato jane  te rrjedhsheme, pa ndalesa te papritura,  lidhen ne nje harmoni teknikash qe lindin  njera nga perfundimi  tjetres. Teknikat fizike ne Taekwon-do  bazohen ne parimet e shkences moderne dhe ne vecanti nga fizika njutoniane e cila meson te gjenerosh maksimumin e forces.

Gjeneral CHOI HONG HI (Themeluesi i Taekwon-do, Grand Master  Brez i  Zi IX-Dan ) ka krijuar nje shumllojshmeri te pasur teknikash qe mund te perdoren ne cdo situate dhe qe bazohen ne parimet e meposhtme:

  1. Cdo levizje ka si objektiv prodhimin e fuqise maksimale ne lidhje me formulat shkencore dhe parimit te energjise   kinetike.
  2. Parimet qe qendrojne pas teknikave duhet te jen kaq te qarta ne menyre qe kush nuk e  njeh Taekwon-do te jet  i afte te dalloje nje levizje te sakte nga nje  e gabuar.
  3. Largesia dhe menyra e cdo levizjeje duhet te jene te perkufiizuara saktesishte ne menyre per te realizuar nje sulm ose nje mbrojtje me efikase.
  4. Qellimi dhe metoda e cdo levizjeje duhet te jene te thjeshta dhe te qarta, per te lehtesuar mesimin e saj dhe procesin e mesimit.
  5. Metodat e mesimit racional duhet te zhvillohen ne menyre qe  te gjithe  te rinj dhe te moshuar, femra dhe meshkuj, mund te shijojne perfititmet e Taekwon-do.
  6. Menyrat korrekte te frymamarrjes duhet te mesohen duke rritur shpejtesine e cdo levizjeje dhe duke ulur  lodhjen.
  7. Duhet pervetesuar goditja e  cdo pike jetesore te trupit dhe duhet te jete e mundur te mbrohesh  nga te gjitha llojet e sulmeve.
  8. Duhet te shenderohet menyra e qarte e sulmit ne funksion te trupit njerezor.
  9. Cdo levizje duhet te jete  e lehte per tu zbatuar duke i lejuar studenteve te shfrytezojne Taekwon-do si nje sport dhe rikrijim.
  10. Duhet  perqendruar dhe konsideruar vecanerisht promovimi i shendetit dhe pervetesimi i leksioneve.

 

Cdo levizje duhet te jete ne harmoni dhe ritem ne menyre qe Taekwon-do te jete estetikisht e bukur.

Pjesmarrja ne keto parime e bejne Taekwon-do nje art marcial, nje art te estetikes, nje shkence dhe nje sport.

Gjeneral CHOI  zbulon sekretet e stervitjes ne Taekwon-do  qe cdo student duhet te imagjinoj ne menyre te qarte ne mendjen e tij.

  1. Te studiosh ne thellesi teorine e fuqise.
  2. Te kuptosh objektivin eshte menyra e cdo stervitjeje ne menyre te qarte.
  3. Te realizosh levizjen e syve, te duarve, te kembeve dhe frymemarrjen, ne nje aksion te vetem te koordinuar.
  4. Te zgjedhesh mjetet e sulmit ne menyre te pershtatshme per cdo pike jetesore.
  5. Te familiarizohesh me cdo pike apo largesi te duhur te cdo sulmi.
  6. Te mbash pak te shtendosura krahet dhe kembet gjate ekzekutimit te levizjeve, ndersa gjate kontaktit te tendosura ne maksimum sidomos ne goditjet “piston”.
  7. Pergjithesisht levizje duhet te filloje me nje levizje pak mbrapa, me perjashtim te disa aksioneve. Megjithate pasi te kemi filluar levizjen nuk duhet te ndalojme derisa te kemi arritur objektivin mbi  kundershtarin.
  8. Te krijohen  levizje me valezim (harmonike) duke perdorur ne menyre korrekte gjunjet.
  9. Frymenxjerrje e shkurter ne momentet e cdo goditjeje,  me perjashtimin e rasteve ne levizjet: te ngadalsuara, te shpejta, te vazhdueshme dhe te njepasnjeshme.

 

“Te rrisesh te njeriu urtesine, te lindesh dhe te zhvillosh ne shpirtin e tij dinjitetin, vetedijen e aftesive te veta fizike dhe morale, duke e larguar nga cdo veprim i dhunshem dhe i padrejte, ky eshte  fundi suprem i TaeKwon-Do ”                                                                                                                  

Nga Gjeneral CHOI HONG HI.