Ditën e Dielë me datë 20.05.2018 në pallatin e sportit ”Ramazan Njala” DURRES u zhvillua “ Kupa e 23°e Republikës” në artin marcial Taekwondo I.T.F.” Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë femra dhe meshkuj nga mosha 5-49 vjeç, nën kujdesin e “Federatës Shqipëtare Taekwondo I.T.F.” dhe Bashkise Durres me organizator drejtues presidentin e F.SH.Tae. Master Bujar-ARI CAUSHI (Brezi i Zi VII-Dan) dhe Trajnerin e ekipit të Durrësit Instruktor Besnik Suli. Pjesëmarrja e sportistëve në shkallë Kombëtare ishte e gjërë dhe konkuruan sipas rregullores Nderkombetare dhe Kombetare në garat përkatëse si: Ushtrime, Dyluftime, Teknikë Speciale dhe Teknikë Force. Aktiviteti pati një paraqitje shumë të mirë, me një përbërje prej 200 sportistësh , 22 gjyqtarë dhe 26 Trajner-Drejtues. Në Kupën e Republikës u spikatën sportist- kampion absolut të grupmoshave si:
5-6 vjeç ( Zogjtë) Darel Jaupi,
7-8 vjeç ( Dragonjtë) Flavio Vuka,
9-11 vjeç ( Femijet ) Klevi Ndreca, Geri Koroveshi, për Femra Luneda Myftaraj, Morena Kuҫaj.
12-14 vjeç ( Shpresat )
Endri Abazi, Donald Ferati, Klejdi Met’hoxha, për Femra Olisa Shameti, Lina Arra.
15-17 vjeç ( të Rinjtë )
Ervin Balla, Artion Shoraj, për Femra Fiona Shameti, Joana Kiptiu, Eva Pashaj.
18-28 vjeç ( të Rriturit)
Bektash Merkuri, Endri Daberdini, Rei Saliasi, për Femra Rafaela Bixhaku, Katerina Kate.
29-49 vjeç ( Zoterinjtë ) Flamur Hoxha .
Falë punës në grup të gjyqtarëve në këtë aktivitet u bë i mundur ky përfaqësim dinjitoz dhe i rregullt i aktivitetit “Kupa e 23°e Republikës Taekwondo I.T.F” duke renditur në podium ekipet si më poshtë:
Vendi i I Kampion ( 158 pike ) ekipi ARI MASTER ACADEMY – TIRANE
Vendi II ( 100 pike) ekipi RIMI TAEKWONDO ACADEMY – VLORË.
Vendi III ( 88 pikë ) ekipi APOLLONIA KWON – FIER
Në këtë aktivitet një kontribut të madh dhanë edhe sponsorat tanë:
XHANGOLLI, SPEED PRODUCTS, JUPITER GROUP, ARB SECURITY.
Per ҫdo informacion te metejshem mos hezitoni te na kontaktoni…
Me respekt President I Federates Shqiptare Taekwondo I.T.F Master Bujar-ARI CAUSHI