Artikulli i Aktivitetit.
Ditën e Dielë me datë 26.05.2019 në pallatin e sportit ”TAMARA NIKOLLA ” KORÇE u zhvillua KUPA e 24° e REPUBLIKES në artin marcial Taekwondo I.T.F. Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë femra dhe meshkuj nga mosha 5-49 vjeç, nën kujdesin e “Federatës Shqipëtare Taekwondo I.T.F.” me organizator presidentin e F.SH.Tae. Master Bujar-ARI CAUSHI (Brezi i Zi VII-Dan) Sportistët konkuruan sipas rregullores Ndërkombëtare dhe Kombëtare në garat përkatëse si: Ushtrime, Dyluftime, Teknikë Speciale dhe Teknikë Force. Aktiviteti pati një paraqitje shumë të mirë, me një përbërje prej 120 sportistësh , 22 gjyqtarë dhe 28 Trajner-Drejtues. Në këtë Kampionat u spikatën Sportist- Kampion absolut të kategorive sipas grupmoshave si:
5-6 vjeç ( Zogjtë) Hasan Dana.
7-8 vjeç ( Dragonjtë) Kristi Keco,Santina Aliu , Salarian Aliaj.
9-11 vjeç ( Fëmijët ) Davide Gjolla, Eljed Shaholli femrat Sindi Konti .
12-14 vjeç ( Shpresat ) Donald Ferati,David Qerimi për Femra Olisa Shameti,
15-17 vjeç ( të Rinjtë ) Ervin Balla, për femra Fjona Shameti
18-30 vjeç ( të Rriturit) Xhekson Titini.
29-49 vjeç ( Zotërinjtë ) Romeo Hanxhari .
Falë punës në grup në këtë aktivitet u bë i mundur ky përfaqësim dinjitoz dhe i rregullt duke renditur në podium ekipet pjesëmarrëse si më poshtë:
Vendi i parë KAMPION ( 135 pikë ) ekipi ARI MASTER ACADEMY – TIRANE
Vendi i dytë ( 96 pikë) ekipi APOLLONIA KWON – FIER
Vendi i tretë ( 83 pikë ) ekipi RIMI SPORT ACADEMY – VLORË.
Në këtë aktivitet një kontribut të madh dhanë edhe sponsorat tanë: TAIWAN KOMPLEKS, I.S.A.SECURITY shrsf, HOTEL REPUBLIKA, SCOOBY-DOO fun club, JUPITER GROUP, GRAPHIC LINE 01, SIGAL Unica Group Austria.
Për ҫdo informacion të mëtejshëm mos hezitoni të na kontaktoni…
Me respekt
President i Federatës Shqiptare Taekwondo I.T.F
Master Bujar-ARI CAUSHI