Si çdo vit dhe këtë vit ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2018 nga Federata Shqiptare Taekwondo.
Nata e ndërrimit të viteve është një natë gëzimi veçanërisht për fëmijët.
Janë ata që festojnë me shumë dhe krijojnë atë atmosferë të mrekullueshme pa të cilën kjo mbrëmje nuk do kishte këto ngjyra kaq të larmishme dhe të bukura.
Ndaj dhe urimi i parë u shkon atyre: Gëzuar gjithë fëmijëve të Shqipërisë, t’i kemi me jetë, të bukur, të shëndetshëm, të qeshur, të lumtur, plot dritë si e ardhmja që ëndërrojmë të ndërtojmë!
Është nata e miliona urimeve për një vit më të mirë, më të mbarë, më të begatë, që të gjithë sportistëve shkëmbejmë me njëri-tjetrin në shkallë ndërkombëtare.
Viti 2017 që po lëmë pas ishte viti i suksese, në të njëjtën kohe presim që 2018 të na sjellë më shumë sukses dhe begati!
Ju urojmë suksese, paqe, harmoni dhe jete të lumtur, sigurisht pa harruar nje karrierë të gjatë sportive në sportin tonë të dashur TAEKWONDO!
Gëzuar 2018! Qoftë nje vit i mbarë për të gjithë ne!
Me Respekt.
Federata Shqiptare Taekwondo