Ne baze te kalendarit te aktiviteteve te FEDERATES SHQIPTARE TAEKWONDO I.T.F. u realizuan
me sukses gjithe aktivitetet kombetare dhe dhe se fundi pjesemarrja ne aktivitetin nderkombetare,
Kampionatin Europian.
Kampionati Europian i Taekwondo I.T.F. u zhvillua ne Chisinau, MOLDAVI nga datat 23-27 Korrik
2015. Federata Shqiptare duhej te perfaqesohej me 6 sportiste por mungesa e fondeve per aktivitetin
penalizoi 5 prej tyre dhe automatikisht duke u perfaqesuar vetem me nje sportist cilesor :
Bujar – ARI CAUSHI / te Rriturit / 70 kg / Profesionist / Brezi i Zi VI Dan.
Ne Kampionatin Europian ishin pjesemarres 30 shtete me rreth 450 sportist profesionist me breza te
zinj I – VI Dan. Garat konkuruese te ketij kampionati ishin : Dyluftime, Ushtrime, Teknike Speciale
dhe Teknika e Forces.
Eksperienca disavjeçare ne kete sport dhe sidomos stervitja intensive e 3 muajve para kampionatit,
solli suksesin e pashmangshem duke u vleresuar denjesisht ne podium tre here Kampion Europe me
perkatesisht: vendi i I me dyluftime medalje ari, vendi i I me ushtrime medalje ari, vendi i I me teknik
speciale medalje ari, dhe nje here nenkampion europe – vendi i II me medalje argjendi ne tekniken e
forces. Duke triumfuar me kete rezultat maksimal ne garat e profesionisteve Sportisti Bujar –ARI
CAUSHI Mjeshter Nderkombetar Brezi i Zi VI-Dan u rendit i pari Kampion Absolut Europe duke
marre edhe Kupen Madheshtore si Sportisti me i mire i Kategorise se Profesionisteve. Dy sacrifica te
medhe per sportistin Bujar-ARI CAUSHI ishin; stervitja prej 70 ditesh ne Shqiperi dhe me teper
stervitja prej 20 ditesh jashte Shqiperise duke qene large families,sportisteve dhe shokeve… Duke
ditur se z. CAUSHI eshte grada me e larte ne Shqiperi Brez i Zi 6-Dan automatikisht 20 ditet e fundit
te stervitjes para kampionatit Europian i zhvilloi me trajneret e tij Grand Master Trevor Nikolls Brezi
i Zi 9- Dan, Master Maurizio Troiano Brezi i Zi 7-Dan.
Te tjere antare profesionist te pregatitur per kampionatin si: Ardjan Caushi President i Federates,
Emilian Kuka trajneri i Kombetares, Xhekson Titini Sportist, Ani Fekollari Sportist, Donjan Zhapaj
Sportist, Manuel Gaxhja Sportist dhe Elefteria Papadhopuli Sportiste nuk ju dha mundesia per te
treguar vlerat e tyre ne kete Kampionat Europian pasi mungoi mbeshtetja pozitive e fondeve nga
institucionet shteterore sportive perkatese. Presidenti i Federates Shqiptare Ardjan Caushi Mjeshter
Nderkombetar Brezi i Zi IV-Dan, shprehet se aktivitetet e ndryshme, por sidomos eksperienca mbreselenese
me fitore ne Kampionatin Europian, na stimulon te jemi te organizuar dhe me te pregatitur per
evenimentet e rendesishme kombetare dhe nderkombetare per vitin Shtator 2015 – Shtator 2016.