Ditën e Dielë dt.7/5/2017 u zhvillua Kupa e 22° e Republikës në Taekwondo I.T.F. Aktiviteti filloi në orën 09:00 në Pallatin e Sportit ” Flamurtari” , VLORE. Në këtë Kampionat morën pjesë 36 ekipe nga qytete të ndryshme të vendit. Pjesëmarrës ishin 225 sportist të moshës 5- 55 vjeҫ femra dhe meshkuj të ndarë në kategori:
1- Zogjtë ( 5-6 vjeҫ) me kampion sportistët :
a) Briselda Mirukaj LEZHE
b) Aldo Spahiu TIRANE
2- Dragonjte ( 7-8Vjeҫ ) me sportista kampion :
a) Rosalinda Biba MIRDITE
b) Kleseant Rama TIRANE
c) Muhamet Vata Kamëz – TR
3- Femijet ( 9-11 vjeҫ) me kampion sportistet :
a) Klejvi Ndreca TIRANE
b) Alesio Billa TIRANE
c) Aldo Sadikaj TIRANE
d) Sara Koci Kamëz – TR
4- Shpresat ( 12-14 Vjeҫ) me kampion sportistet:
a) Benjamin Daci Kamëz – TR
b) Marinela Lipe TIRANE
c) Joana Kiptiu KORÇE
5- Të Rinjtë ( 15-17 vjeҫ ) me kampion sportistet :
a) Odise Myftaraj FIER
b) Nikita Kola FIER
6- Të Rriturit ( 18 – 34 vjeҫ ) me kampion apsolut sportistin :
a) Xhekson Titini TIRANE
7- Zotërinjtë ( 35-55 vjeҫ ) me kampion apsolut
a) Polikron Bajaj VLORE
Në Kupën e 22° të Republikës skuadrat fituese u shpallën :
1) Skuadra Kampione me 110 pikë “Ari Master Academy” , Tiranë
2) Skuadra nënkampione me 89 pikë “Rimi Sport Academy” , Vlorë
3) Skuadra e tretë me 57 pikë “Arte Marciale Iliria ” , Tiranë
Sportistët pjesëmarrës u përballën në gara të teknikave të mëposhtme : Ushtrime , Dyluftime , Teknike Speciale dhe Teknika të Forcës. Duke marrë parasysh Rregulloren Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Internacional Taekwondo Federation ndarja bëhet sipas niveleve: Gradës , moshës , gjatësisë dhe peshës. Arti marcial Taekwondo I.T.F kohët e fundit ka pasur një zgjerim të konsiderushëm duke arritur rreth 735 sportiste të ndarë në 36 ekipe në shkallë kombëtare, 11 skuadra në Tiranë dhe 25 në rrethe. Sporti dhe arti marcial i bukur i Taekwondo-së po tërheq përditë e më shumë sportistë duke i larguar ato nga veset, streset dhe jeta monotone , për ti dhuruar një kuptim tjetër jetës me mënyrat stërvitore : Fizike, teknike , dhe psikologjike. Nëpërmjet argëtimit dhe garave fitohen medalje të ndryshme bashkë me emocionet që ofrojnë aktivitetet dhe kampionatet e ndryshme. Gjithashtu sportet Taekwondo dhe Krav Maga shërbejnë edhe për vetmbrojtje nga keqbërësit duke na ofruar siguri më të madhe për veten tonë. Për të arritur në Kupën e 22° të Republikës është dashur një punë e madhe në grup dhe vullnetin e përbashkët të sportistëve , trajnerëve, gjyqtarëve tanë si dhe gjyqtarëve të ftuar të Federatës Greke dhe inspektorëve të sporteve në Bashkitë e Kryeqytetit e të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Rol kryesor në bashkëpunim luajtën sponsorat tanë : Bashkia Vlorë, Arb Security, EDEN, Pizzeri Scooby-Doo, Idea 2 Group, SIGAL , gjithashtu trajneri i ekipit të Vlorës Z. Përparim Kamberaj dhe drejtuesit përkatës të ” Federatës Shqiptare Taekwondo I.T.F ” me President Master Bujar-ARI CAUSHI.